Balerinët e Operës së Parisit, në protestë për reformën e pensioneve

Kur dhjetra mijra punëtorë francezë lanë mjetet e punës dhe dolën në rrugë në protestë për reformën e pensioneve,  të enjten e kaluar në mesin e tyre ishte dhe një grup i pazakontë të dëmtuarish: balerinët e Operës së Parisit.

Më shumë të familjarizuar me skenat dhe muzikën e orkestrave sesa me trotuaret dhe ritmet e njerëzve të zemëruar, balerinët kishin hequr këpucët në mbrojtje të pensionit të veçantë  që ata gëzonin që prej vitit 1689 nën regjimin e themeluesit të Operës, Mbreti Luigj XIV.

Edhe pse nuk ishte e para grevë “në këto 20 vjet me këtë kompani kjo është e para herë që i shoh balerinët në rrugë” është shprehur një nga balerinët Alexandre Carniato dhe përfaqësues i trupës në diskutimet për pensionet.

Arti është viktima e madhe e grevës, duke shkaktuar anullimin e shumë prej shfaqjeve të mëdha, të operës, teatrove në Paris gjë e cila ka sjellë zhgënjimin e shumë prej turistëve apo vendasve që kanë nevojë në kohë të rezervojnë në mënyrë që të përftojnë një vend të mirë.

Opera tha se 11 prej shfaqjeve të saj janë anulluar si në skenën historike Garnier po ashtu tek salla moderne në Bastijë që kur ka nisur greva të enjtën e kaluar. Kjo ka sjellë një humbje prej 1.8 milionë euro të ardhura ose 2 milionë dollarë.

Shfaqjet e anulluara përfshijnë baletet e mëdha klasike si “Raymonda”, baletin modern “Le Parc” si dhe një produksion të ri, të madh e ambicioz të operës së Borodinit,  “Princi Igor”.

 

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...