Instrumentistët tanë dhe konkurset ndërkombëtare

Ka disa parametra në hartimin e matjen e  Cv -së së instrumentistëve. Ata, midis të tjerash rendisin çmimet që kanë marrë nëpër konkurse. Kjo renditje është dhe tregues i nivelit të tyre. Pikërisht për këtë qëllim janë ngritur dhe organizmat Evropiane dhe Botërore të konkurseve, Në Evropë  ekziston Federata Botërore e Konkurseve Muzikore (World Federation of International Music Competitions) me bazë në Gjenev të Zvicrës. Kjo shoqatë, e themeluar në vitin 1957 i dedikohet krijimit të rrjetit botëror të organizmave të ndryshme që zbulojnë talente të reja e premtuese për të ardhmen. Harta e Konkurseve Evropiane është e mbushur me emrat e tyre, të cilat nisin që nga Suedia (p,sh, Konkursi ndërkombëtar me emrin e princeshës së vendit, Konkursi Karl Nilsen për shumë disiplina në Kopenhagen, ai i Skocisë (Edinburg) për piano  e deri më në jug të Evropës p.sh. Konkursi që zhvillohet në Romë me emrin e Luciano Berios. Ja një hartë e zvogëluar e Evropës ku zhvillohet konkurse të ndryshme të rëndësishme e të njohur:

Për një listë të plotë të konkurseve të zhvilluara nga anëtarët e WFIMC shikoni sitin: https://en.wikipedia.org/wiki/List_of_classical_music_competitions

Konkurset janë të ndara për instrumente të ndryshme për vokalin, dirigjimin dhe krijimtarinë. Pesha e konkurseve varet nga emrat e antarëve të Jurisë së tyre si dhe nga vjetërsia e tyre. Shumica e konkurse zhvillohen në vendet më të zhvilluara jo vetëm për forcën ekonomike të tyre por kryesisht pasi këto vende vlerësojnë bravurën artistike dhe bazojnë çdo mendim të drejtë mbi garën e hapur dhe të ndershme. Vërehet se vendet e lindjes janë më pak të ekspozuar në këtë hartë. Sigurisht që në të gjitha vendet e Evropiane zhvillohet konkurse të ndryshme, për mosha të ndryshme dhe të niveleve të ndryshme. Por në Shqipëri ka vetëm pak të tillë dhe ato të përqëndruar në instrumentin e pianos, për fëmijët e vegjël e në Tiranë. (p.sh. Konkursi EPTA).

Të gjithë pianistët mbi moshën 20 vjeç nuk kanë asnjë mundësi të provojnë mundësitë dhe aftësitë e tyre dhe mbahen si “i mirë” apo “shumë i mirë” nga paragjykimet e njerëzve që i rrethojnë. Sigurisht kjo bën që edhe vendet e punës të zihen me elementë të cilët kanë një dozë të rëndësishme mosbesimi në zgjedhjen e tyre.

Nga ana tjetër pjesmarrja nëpër konkurse e instrumentistëve tanë kufizohet edhe nga mundësia ekonomike. Për të marrë pjesë p.sh. në Konkursin e Vienës  (FEURICH Competition) për piano, vokal e për muzikën e dhomës, që zhvillohet në maj duhen tri bileta avioni e madje edhe një tjetër për instrumentin e violonçelit, në rastin e një trioje. Përveç kësaj duhen përballuar shpenzimet e qëndrimit si dhe duhet paguar një taksë prej 60 Euro. Asnjë institucion nuk ka të planifikuar ndonjë ndihmë financiare për të rinjtë instrumentitë të cilët kanë mundësi muzikore të marrin pjesë por jo mundësi ekonomike.

Për këto e për mjaft arsye të tjera instrumentitët tanë të rinj nuk marrin pjesë në konkurse ndërkombëtare, pasi për ata më me eksperiencë nuk mendohet pasi së pari nuk do të donin të vinin në dyshim “bravurën” e tyre të vënë prej vitesh me “djersë”.

Kur do të mund të arrihet të ndryshohet kjo situatë? Kur do të ketë ndonjë institucion i cili të ndihmojë të rinjtë e talentuar të marrin pjesë në këto konkurse? Kur do të fillojmë të çertifikojmë vërtetë aftësite e muzikantëve? Kur do të kthejmë vështrimin e të rinjve drejt mendësive të tilla?

 

Nestor Kraja

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...