Mbi “Peshkatarët e perlave” të kompozitorit francez Bize

“Peshkatarët e perlave” (Les pêcheurs de perles) është një opera në tre akte e kompozitorit francez Zhorzh Bize. Premiera e saj u shfaq më 30 shtator 1863 në Teatrin Lirik (Lyrique Théâtre) në Paris, për 18 shfaqje me radhë. Ngjarja vendoset në kohët e lashta në ishullin Ceilon (Sri Lanka), dhe tregon historinë se si premtimet e dy burrave në miqësi të përjetshme kërcënohen nga dashuria e tyre për të njëjtën grua. Dueti i miqësisë “Au fond du temple saint”, i njohur përgjithësisht si “Dueti i peshkatarëve të Perlave”, është një nga më të njohurat në muzikën operistike perëndimore.

Në kohën e premierës, Bizet nuk ishte akoma 25 vjeç dhe akoma nuk e kishte vendosur veten në botën muzikore pariziane. Porosia për të shkruar “Peshkatarët” iu dha pasi ai  ishte fitues i çmimit prestigjioz të Romës. Megjithë mirëpritjen nga publiku, reagimet e shtypit ndaj operës së tij ishin përgjithësisht armiqësore edhe pse kompozitorë të tjerë, kryesisht Hector Berlioz, panë vlera të konsiderueshme në muzikën e saj. Sa qe gjallë Bize opera nuk u rivu më në skenë, por që nga viti 1886 e tutje u krye me rregullsi në Evropë dhe Amerikën e Veriut dhe që nga mesi i shekullit të 20-të ka hyrë në repertorin e shtëpive të operës në mbarë botën.

Mendimi kritik modern ka qenë tepër vlerësues për operën e Bizesë. Kjo opera po përgatitet të rivihet në skenë nga TOB.

∕T.K.∕

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...