“Kujdesi” për lëndën e muzikës në shkollat shqiptare

Në një artikull të revistës së famshme “Classic FM” lexuam një artikull shumë interesant i cili flet kundër heqjes së lëndëve të muzikës dhe artit në shkollat angleze.  Drejtori i Konservatrorit Mbretëror  Julian Lloyd Webber ka sulmuar rënien në lëndët e artit në Angli, duke thënë:

Qasja në muzikë mbetet jashtë vëmendjes për shumicën dërrmuese të fëmijëve që vijnë nga shtresa më pak të privilegjuara.”

Në lëndët e shkollave tona 9-vjeçare apo edhe të mesme lënda e muzikës është përgjysmuar në krahasim me atë çka qenë vite më parë dhe e ardhmja do të tregojë boshllëkun e krijuar në afrimin e fëmijëve me artin muzikor. Një rini e së ardhmes me mungesa të tilla sigurisht që do të reflektojë jo vetëm shije jo të shëndetshme mbi muzikën por sigurisht dhe devijanca në krahasim me kulturën e vendeve të zhvilluara në këtë drejtim. Pikërisht ky artikull tregon dhe se sa kujdes i venë kombet e tilla si Anglia përgatitjes dhe pajisjes së fëmijëve dhe të rinjve me njohuri të rëndësishme mbi muzikën dhe artet.

/Opusalb/

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...