David Garrett interpreton Himnin zyrtar të UEFA Europa League

Ndërsa pritej finalja e UEFA Europa League, David Garrett ka lancuar edhe një version të ri të himnit të kësaj gare sportive. Violinisti interpreton i vetëm në stadiumin e boshatisur. Ky version i himnit i titulluar “Simfonia e heshtjes” u ideua për të përcjellë dhe ëprfaqësuar emocionet e frymëzuara nga stadiumet e boshatisura gjatë kohës së krizës COVID-19.

Klipi u rregjistrua në stadiumun bosh bashkë me Luke Bannister që është pesë herë kampion bote në garat me dron. Për herë të parë klipi u lancua në nisje të finales së UEFA Europa League, në faqen e internetit të Hankook që është edhe partneri kryesor i UEFA-s, në Youtube dhe në Instagram.

 “Jam shumë i kënaqur që kam kontribuar në këtë projekt përmes interpretimit të himnit të mrekullueshëm të UEFA Europa League. Si muzikant, thelbi i aktivitetit tim është të krijoj emocione. Jam mirënjohës për besimin që Hankook dhe UEFA më dha dhe shpresoj që si melodia ashtu edhe videoklipi të shprehin emocionet që kam ndjerë në fushë dhe të frymëzojë fansat e futbollit në të gjithë botën në këtë periudhë”, ka thënë Garrett.

I adhuruar nga miliona në botë David Garrett  ka ende miliona bileta të shitura, është mbajetës I 23 disqeve ët arta dhe 16 ët platinta të marra në Hong Kong, Gjermani, Meksikë, Taijvan, Brazil, Singapor. Artisti ndërthurur karizmën e një ylli rroku me virtuozizmin e lindur të instrumentistëve më të mirë të kohës sonë.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...