Një histori e shkurtër e perkusionit në Shqipëri

Gjatë periudhës së pavarësisë e të Rilindjes (fillimi i shek XX), perkusioni në Shqipëri ishte  pothuajse i panjohur. Kishte disa instrumentistë që luanin në piatti apo në Gran Cassa (Daulle). Pas çlirimit muzikanti i parë që kishte njohuri të plota dhe futi instrumentet e perkusionit ishte dirigjenti Fiqiri Kraja. Në fakt ai përgatiti dy perkusionistët e parë të orkestrave tona Simfonike të kohës, që ishin Skënder Kraja dhe Azmi Kraja të cilët punuan gjithë jetën i pari në Orkestrën Simfonike të Radio Televizionit dhe i dyti në Orkestrën Simfonike të Teatrit të Operas dhe Baletit. Vite më vonë del si perkusionist edhe Mehmet Kraja, i cili do të punojë në Orkestrën e Ansamblit të Ushtrisë e më pas në Teatrin e Operas dhe Baletit.  Të tre janë ata që përmes kurseve të zhvilluara në “Pallatin e Pionierëve” e më pas edhe në Liceun Artistik Jordan Misja filluan të edukonin edhe perkusionistë të tjerë. Përmes tyre filluan të njihen instrumentat e shumta të perkusionit, kryesisht timpanët e më tej ksilofoni, vibrofoni, marimba, çelesta, tam-tami, kastanjetat, çajmsi (chimes) tabular bells e shumë të tjera.

Pas tyre këtë profesion të vështirë e që kërkon të dhëna të veçanta e kanë tradhëguar brezi i dytë e konkretisht Grid Kraja, që njëkohësisht është dhe dirigjent i njohur dhe me perspektivë (i biri i Skënder Krajës) dhe Edris Kraja (i biri i Azmi Krajës)

 Kështu perkusioni në vendin tonë kryesisht i dedikohet njohjes dhe praktikës mjeshtërore të disa pinjollëve të familjes Kraja, duke mos marrë në konsideratë bateristët e orkestrave të muzikës së lehtë dhe ndonjë perkusionisti në orkestrat e rretheve të vendit.

Opusalb

You may also like...

5 Responses

  1. Anonymous says:

    Keni harruar pa permendur perkusionistin e talentuar Artan Kushi i cili sot ndodhet ne SHBA.

  2. Anonymous says:

    Keni harruar pa permendur perkusionistin e talentuar Artan Kushi i cili sot ndodhet ne SHBA. Ka punuar si perkusionist ne Ansamblin e Ushtrise, dhe herepas here edhe ne orkestren e TOB.

  3. Faleminderit për informacionin!

  4. Anonymous says:

    Tan Kushi ka qenë perkusionist pranë orkestres se Radio Televizionit Shqiptar jo në TOB. Ishte nxënës i Skënder Krajës. Kryesisht baterist i mirenjohur i muzikës së lehtë të viteve 90.

  5. Alban says:

    Tan Kushi ishte perkusionist në orkestrën e Rtsh. Ishte nxënës dhe mik i ngushtë Skënder Krajës. Por kryesisht ishte i fokusuar tek bateria,ishte baterist i mirënjohur i viteve 90 dhe i shumë festivaleve te asaja kohe.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...