Një fragment nga e vërteta

Duke kërkuar për fillesat e koreografisë në vendin tonë hasa në një libër i cili kishte kohë që “fshihej” në bibliotekën time të vogël. E hapa dhe që në faqet e para kuptova se aty fshihej ajo që kërkoja. Etnokoreografi i shquar Nexhat Agolli në librin e tij “Dialog me artistë” kishte hedhur me dashuri që në vitin 1999 portretet e një sërë koreografësh, balerinës e balerinash të shquara të koreografisë sonë, si dhe një përshkrim të mrekullueshëm historik të bulëzimeve të para koreografike në vendin tonë.

Pikërisht i elektrizuar nga ky emocion i papritur, pasi për çudi nuk e kisha lexuar më parë këtë libët të mrekullueshëm vendosa të botoj një faqe të tij ku përshkruhen pikërisht këto fillime.

Nestor Kraja

Një ditë të zakonshme shkova të shoh “Qëndrën e Kërkimeve Arkeologjike” (sot Instituti i Monumenteve të Kulturës) dhe ish kinemanë “Ideal” (që sot nuk ekziston) në Rrugën e Elbasanit. Në këto dy mjedise, të parët njerëz të artit, studenti Panajot Kanaçi, zonja Trigonero (italiane me origjinë kalabreze), Julie Prifti dhe Lola Gjoka kishin dhënë mësimet e para për vallen popullore dhe kërcime të ndryshme. Vajta edhe në Shtëpinë e Pionierit (ish shtëpia e Musa Jukës në rrugën Zenel Baboçi), të cilën e gjeta të mbyllur, ku në vitin 1946 nisën provat, në mënyrë të organizuar dy grupe valltarësh, nën drejtimin e Panajot Kanaçit. Prej këtu shkova në “Teatrin Kombëtar”, në oborrin e tij, ku, në bashkëfqinjësi me të, në vitin 1950, u themelua “Filarmonia Shqiptare”, i pari institucion artistik në vendin tonë. Aty pranë saj dallova sallën e orkestrës simfonike, të korit dhe, më tutje, sallën e baletit (të kthyer në depo). Nga jashtë saj vura re gabinat e zhveshjes, me ato penxheret e vogla. Mu kujtua koridori i gjatë mes tyre, me atë sobën prej teneqeje ku gjatë pushimit të provave ngroheshim, ndonëse tavani kullonte nga lagështia. Në njerën prej këtyre kabinave Skënderi na shpërndante çdo ditë qumështin (duhet thënë se qeveria na kishte siguruar ushqim suplementar: gjysmë kg qumësht në ditë,500 gr. gjalpë, 700 gr. mish në muaj dhe triskë të rëndë buke; me këtë ushqim përballonim gjithë atë lodhje)NUk dij… m’ u bë sikur dëgjova nga brënda zërat e valltarëve…. sikur i pashë të dilnin nga ajo porta e vogël, siç ndodhte kur mbaronim provat. Sa herë, mbas shfaqjeve të shpeshta që jepnim, natën vonë shkonim për t’i püërcjellë vajzat për në shtëpitë e tyre (ndonjëherë u vinin dhe prindërit)…. Eh, çfarë nuk më ravijëzoheshin në mendje…. Shkova edhe më tej sallës së provave, aty në atë mjedis të vogël ku punonin dikur Isufi, Aliu dhe Muharremi, këpucarët simpatikë që na përgatisnin papuçet për prova dhe puantet për vajzat në shfaqje…. Duke u kthyer pashë sallën e korit, edhe ajo e kyçur. Në këtë sallë për shumë vjet dirigjoi Kostandin Trako dhe, pak më tutje, në sallën e orkestrës simfonike Mustrafa Krantja. Në këto sall dhe gjetiu punuan këngëtarët popullorë dhe orkestrina popullore.”

Nexhat Agolli

 

E pashë se mund të vazhdoja kështu të kopjoja gjithë librin për interesin që ai ngjall, për vtetësinë e përshkrimit shumë emocionues dhe të sinqertë, por le tja lemë lexuesit të thotë mendimet e tij pasi të lexojë këtë libër të rrallë.

Nestor Kraja

You may also like...

1 Response

  1. Në redaksinë tonë, si reflektim për shkrimin me titull “Një fragment nga e vërteta” ka ardhur ky reagim i mrekullueshëm nga e nderuara znj. Takuina Truja, Presidente nderi e EPTA-Albania:

    Jam prekur shumë Nestor!
    Më rikujtoi debutimin tim kur isha 6 vjeç në disa inskenime si “Dasma Shqipetare” e baletet e para si ‘Shatrivani Bakshisarait’ etj. ku së bashku me Ermir Krantjen dhe Zhani Cikon ishim thjesht figurantë.
    Por në Operan e parë “Rsallka” të Dargomirskit do t” isha nj” nga personazhet fëmijë në rolin e Rusallockës, vajza e Rusallkës që interpretohej nga mamaja, sopranoja Jorgjia Truja.
    Për këtë arsye si femijë, vërtitesha jo vetëm në oborrin , platenë e llozhat e teatrit por dhe në dhomat e balerinave.
    Atë kohë isha dashuruar me baletin, dhe për faktin që pjesa ku debutoja ishte në aktet e fundit, rrija e lumturuar në dhomën e grimit të balerinave që ishte në katin e tretë.
    Gjatë zhvillimit të operas një rol të rëndësishëm luante kryeinspektori Dede Nika, i cili përveç detyrave të ndrimit të mizansenës ndër aktet, ish personi që më jepte shenjën për të dalë në skenë. Në skenë komunikoja me babain që ishte Knjazi, kryesisht interpretohej nga Zihni Berati, por dhe nga Maliq Heri, dhe në aktin e fundit me mamanë në skenën që ishte nën lumin Dnjepër ku mamaja ishte mbretëresha e rusallkave, ( zanave te ujit).
    Kujtoj sopranon Gjyzepina Kosturi që ishte në dhomë me Jorgjin, dhe më kujtohet një natë i kishin sjellë fustanin që do vishte gjysëm të lagur, ish lagur nga shiu…….., dhe këto ndodhnin.
    Në përfundim të operas më takonte të qëndroja shumë afër orkestrës, ku shihja dirigjentin Mustafa Krantja dhe violinistet. Akoma kujtoj buzëqeshjen e tyre jo vetëm kur isha në skenë, por edhe kur takoheshim nëpër koridoret e Teatrit ku sa më shihnin me humor imitonin fjalët që thesha në skenë ; ‘ Isha te gjyshi në fshat…..’
    Sot, ruaj akoma nostalgjinë për atë periudhë që më ka lënë aq shumë mbresa.

    Nestor, mirë do të bësh të vazhdosh me shkrimin që ke filluar.
    Përzemërsisht, Takuina

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...