Nga një bisedë e përgjuar telefonike

Një ditë më mori një mik në telefon. Filloi me zë entuziast dhe pasion:

-Si je, si shkon, si ja kalon e më pas, më pyeti: -A do të vish të ndjekim këtë Festivalin Vox Baroque?

-More, po çfarë është ky festival – e pyeta.

-Beshiri, – më tha-  meqë nuk mund të plotësojë dypunësimin në verë bën dhe këtë Festival. Eshtë punëtor qerratai!

Se pse financohet ky Festival në Shqipëri nuk e kuptoj – i thashë. Ta bënte Instituti Italian i Kulturës, siç edhe e ka bërë, kjo është normale, por me fondet e Ministrisë sonë të propagandohet një kulturë që nuk na përket kjo është e çuditshme – i thashë

-Po Beshiri përdridhet bukur andej këndej nga Ministria si dhe nga Instituti i Kulturës Italiane.  Bythëlëvizurit kanë filluar të jenë në modë – dhe  menjëherë më flakëroi ideja se këto fjalët banale thithen si me magji nga përgjuesit e telefonave.

-Ti e di – vazhdoi ai – Po të kesh një mik në Ministri, a ti bësh ndonjë favor ndonjë tjetri bëhesh i pranueshëm pasi në këto dikasteret tona punohet me “të njohur” e jo me vlera të paraqitura në projekte e të mirëmenduara, punohet me pyetjen “a është i yni ky” dhe jo me vlerat e ideve, punohet me idenë parësore “çfarë fitoj unë këtu?” dhe jo me atë normalen çfarë fiton populli?

-Po mirë po a e dinë ata në Ministri se Periudha Baroke është ajo që paraprin periudhën klasike Evropiane? Se stili muzikor i ashtuquajtur Barok lindi në Itali. Se kanonet dhe rregullat e artit barok paraqesin  refuzimin e normave të estetikës klasike-rilindase dhe e gjitha kjo i përket viteve 1600 – 1750. A e dinë ata se në këtë periudhë, pushtimi i rëndë otoman i vendit tonë kishte lënë vetëm një mundësi të shprehjes muzikore: zhvillimet muzikore folklorike. Apo mos e quajnë folklorin tonë muzikë baroque? Kjo do të ishte jo vetëm për tu shkrirë qazit por dhe për më tej: për tek “Portokallia” që ka vetëm qyfyre banale.

– Ehhhh fol ti fol.- ma ktheu –  Kështu, po kaq qesharak duket dhe ky Festival i zhvilluar në Shqipëri. Madje edhe emrin e ka huazuar nga perëndimi: Vox Baroque – mu kthye. Ndërkohë kishim filluar të qeshnim me zë.

– Vërtetë ne jemi internacionalistë po një fenomen të tillë nuk e kam hasur në asnjë vend të botës, që Ministria e Kulturës së një vendi të financojë për kulturën e një vendi tjetër – i thashë.

-Po ti e di që ne jemi vendi i çudirave – mu përgjigj. Më pas menjëherë shtoi:  Lexova në një gazetë disa ide idiote të organizatorëve. Dëgjo se ç’shkruajnë : Suita, oratorio, moteti, kantata, fuga, madrigali dhe opera, nga Monteverdi, Bahu, Rebeli, Telemani, Mare,…. e shumë të tjerë, kanë portretizuar këto pesë vite të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës Baroke – VOX BAROQUE në Shqipëri. E më pas vazhdon: Edicioni i pestë i këtij viti falë përkushtimit frymëzues të themeluesit të festivalit Jusuf Beshiri, arriti të sillte në Shqipëri instrumentistët dhe sopranot më të mira të muzikës baroke në Evropë.

-Po mirë – i thashë Nuk do të ishte më mirë të çonim sopranot tona, apo instrumentistët tanë jashtë dhe ti paguanin Institutet e ndryshme Evropiane. Apo ne jemi kaq të pasur sa të paguajmë edhe për kulturën e tyre? A nuk konsiderohet kjo, jo vetëm marrëzi por dhe korrupsion?

-Ehhhhh, ma priti – Ti e di se zoti i ka falur njeriut gjuhën për të fshehur mendimet. Edhe po të ankohet ndokush, do ta gjejnë me siguri një “argument”, qoftë edhe të qelbur për ta justifikuar. Nuk kapen ngjalat as me gjethe fiku e jo me ligje këtu.

Aty e ndërpremë bisedën menjëherë pasi vumë re ca zhurma të çuditshme në telefonat tanë. Siç duket përgjuesit ishin shqetësuar.

E mbyllim – i thashë – se mund ta fusim në telashe ndonjë!

Edhe ai mbylli menjëherë, madje harroi të më thoshte edhe mirupafshim.

 

Kësulkuqi

 

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...