Muzika për piano e Mozartit

 

Tastiera ka luajtur një rol të rëndësishëm në jetën e Mozart. Veprat e tij të para, të regjistruara, janë një Andante në Do +, prej 10 masash për harpsikord apo klaviçembalo dhe i takon vitit 1761, pak më parë se të mbushte pesë vjeç. Pothuajse tridhjetë vjet më vonë, ai përfundoi koncertin e tij të fundit për piano në Si bemol K. 595 (megjithëse punimi kishte filluar të shkruhej që nga viti 1788). Përveç tetëmbëdhjetë sonatave solo, njëzet e shtatë koncertave, shumë variacioneve, si dhe pjesë të tjera të rastit, si Minueti kromatik, K. 355, Rondotë K. 485 dhe K. 511, disa në stilin barok ndoshta të kompozuara nën influencën e J.S. Bahut, dhe Adagio në Si Bemol minor, K. 540, ekzistojnë shumë kompozime duetesh për piano duke përfshirë variacionet në Sol mazhor, K. 501, së bashku me sonatën e shkëlqyeshme në Re, K 448, për dy piano.

Referencat për kompozimet e veprave për tastierë janë të shpeshta në korrespondencën e familjes Mozart. Ato variojnë nga përshkrimi i qartë i koncerteve madhështore dhe virtuoze për piano në Si bemol, K. 450 dhe Re, K. 451 (K. 450 u kompozua për të bërë solistin të djersijë), deri te referencat e pasakta për sonatat që Mozart mund ose mund të mos ketë shkruar nga një datë në tjetrën, apo që nuk janë kërkuar nga editorët e Parisit apo ndonjë vendi tjetër. Ai sigurisht mori dhimbje të mëdha herë pas here me  botimin e sonatave të tij për tastierë pasi drejt fundit të shekullit të tetëmbëdhjetë, u bë gjithnjë e më shumë e modës përshtatja e tyre sipas aftësive të ndryshme të instrumentistëve.

Megjithëse ai mbeti  ekspert i klaviçembalit dhe organos (madje edhe punoi si organist në Vjenë në vitet e fundit të jetës së tij), pianoforte u bë mjeshtëria e tij e preferuar dhe paraqitjet e tij të shpeshta si solist në koncerte bënin çudira në kryeqytetin Vienez. Ai zotëronte një piano nga Anton Walther dhe njihte mirë ato të Späth të Regensburgut dhe Stein të Augsburgut. Babai i tij, duke vizituar Vjenën në pranverën e vitit 1785, i shkruajti me entuziazëm të bijës së tij për ritmin e frikshëm të koncerteve të të birit (që përfshinte lëvizjen e pianos së tij Walther me peshën e saj të rëndë nga shtëpia e Mozartit në vendet e koncerteve), për mrekullinë e interpretimit të tij, origjinalitetin e kompozimeve të tij dhe pritjen që i bëhej Wolfgangut dhe muzikës së tij nga figurat më të shquara të shoqërisë vjeneze. (në fakt ai shkruan – nga qentë më të mirë të shoqërisë vieneze)

Në shtëpinë e tij në Salzburg, kopjet e veprave për tastierë u kompozuan sigurisht nën mbikëqyrjen më të rreptë të Leopoldit, dhe disa vepra u mësuan nga Nanneri (Motra e Mozartit, përfshirë koncertin në re mazhor K. 467, vështirësia e të cilit nuk kaloi pa u vënë re në korrespodencën e saj). Rruga që po merrte imagjinata e Wolfgangut, në veprat për tastierë, duhet të ishte dukur mahnitëse në Salzburgun provincial. Faktorë të tillë si vështirësia teknike le, të themi, finalja e koncertit në fa mazhore, K. 459 — jo një nga më të vështirët e kohëve të koncerteve të Mozartit, apo dedikimet e ndryshme të tyre për figura të shquara të rrethit të tij në Vienë ishin atëherë të natyrshme.

Por, sonatet dhe koncertet e Mozart sfidojnë më shumë sesa thjesht virtytin e ekzekutuesit: ato gjithashtu sfidojnë qëndrueshmërinë intelektuale të dëgjuesit. Krahasoni prodhimin e sonatës dhe koncertit të Mozartit me atë të Johann Christian Bahut (të cilin ai e nderoi) dhe do të keni një përshtypje se çfarë ka rëndësi në lidhje me kontributin e Mozartit në këto zhanre.

Një studim i mrekullueshëm është botimi i muzikologut  amerikan William Kinderman me titull Mozart’s piano music (Muzika për piano e Mozartit), jo vetëm për thellësinë e tij por dhe për eksperiencën e autorit si pianist. Pjesa më e madhe e këshillave të tij nga pikëpamja e ekzekutimit, lojës është shumë e vlefshme, sidomos nëse dikush mund të ketë shpresuar për më shumë nuanca në favor të performancës së periudhës, këtu ka shumë material për të mësuar.

John Irving

Universiteti i Bristolit

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...