Njihuni me Ani Lorak, vokalisten ukrainase

Ajo është një ndër zërat më të mirë të kohës. Me një bukuri të spikatur Ani Lorak  ka një zë unik prej 4.5 oktavësh dhe mbledh rreth vetes miliona njerëz. Motoja e jetës së saj është tu shërbejë njerëzve me këngë, të jetë e vërtetë dhe e sinqertë, të këndojë nga zëmra, të vesojë në zot dhe të sjellë dritë, të ecë përpara dhe të mos dorëzohet cfarëdo të ndodhë në jetë. Që kur ishte fëmijë ajo dallonte për vullnetin e saj dhe kjo e  ndihmoi të marrë edhe titullin Diva në industrinë e këtij biznesi.

Në vitin 2018 ajo mbajti një koncert të madh, një spektakël të vërtetë DIVA që shënoi një tjetër fazë në karrierën e saj.

Kjo këngëtare që tashmë  u kthye në një symbol në vendin e saj ka lindur në 27 shtator 1978 në Bukovinë. Ëndrra e saj të bëhej këngëtare lindi  kur ishte 4 vjeç. Që ateherë ajo vendosi cfarë dëshironte të bëhej në jetë. Merrte pjesë shpesh në konkurset e shkollës. Në vitin 1992 ishte fituesja e një shfaqjeje popullore në vendin e saj “Pervotsvit”. Aty takoi edhe ish producentin e saj.

Në vitin 1995 u vendos në Kiev. Që nga ajo kohë nisi të njihej me emrin Ani Lorak. Në vitin 1996 fitoi Çmimin e Madh të Konkursit Botëror “Big Apple Music” (New York City). Në moshën 19 vjeçare u  vlerësua  si “Artiste e Nderit” në Ukrainë.

Në vitin 2008 ajo doli në vendin e dytë në Eurovizion dhe u nderua me Çmimin Artistik të këtij festivali. Ky çmim u jepet artistëve më të mirë të konkursit.

Ani Lorak ka intepretuar në skenat e  Rusisë, Ukrainës, Bjellorusisë, Kazakistanit, Moldavisë, Azerbaixhan, Letonisë, Lithuania, Estonisë, Turqisë, Izraelit, Gjermanisë, SHBA, UK, Francës, Italisë, Spanjës, Maltës, Hungarisë, Polonisë.

Gjatë karrierës së saj ajo ka fituar disa çmime prestigjoze si: “Këngëtarja më e mirë”, “Njeriu i Vitit”, “Gruaja më e bukur”, “Këngëtarja e modës”, “Kënga e vitit”, “Shfaqja më e mirë e vitit”) qindra çmime si:  (Prizes MUZ-TV, RU.TV, MUSICBOX, ZHARA, Highest League, BraVo, Fashion People Awards, ZD Awards, EMA, Golden Gramophone, etj).

Ajo ka deri tani dy shfaqje të mëdha si: Karolina (2013) dhe  DIVA (2018), ka 16 albume, një film biografik,  50 videoklipe,  dhe shumë këngë që kanë marrë vlerësim si disqe të artë apo të platintë.

Ani Lorak është e njohur për aktivitetet e bamirëisë. UNICEF dhe UN në Ukrainë e ka falënderuar për ndihmën që ajo ka dhënë për njerëzit e prekur nga HIV-i. Ajo është Ambasadore e Vullnetit të Mirë e UN në Ukrainë për HIV/AIDS. Në vitin 2005 u nderua me titullin e Shën Stanislavit të Katërt dhe të Kryqit të Oficerit “për forcimin e reputacionit ndërkombëtar të Ukrainës, profezionalizmin e lartë, arritjet e larta krijuese, punën e bamirëisë dhe besnikërine ndaj idelaeve”.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...