Leonin – Kompozitori i parë që përmendet në Historinë e Muzikës

         Leonin (Leoninus) (1150-1201) apo Magister Leoninus[1] mendohet të ketë lindur në vitin 1150 në Paris. Ishte kompozitor i polifonisë, ku përfshihej organumi e kondukti.

     Ai mendohet se ka shkruar të ashtuquajturin Magnus liber[2], cikël në të cilin polifonia u trasformua nga ekzekutim në praktikë në “kompozim” në kuptimin modern të fjalës. Në polifoninë e repertorit të tij  u shfaq sistemi i konsonancës dhe disonancës që do të dominonte për tre shekuj me rradhë, si dhe një gjuhë ritmike koherente që, për herë të parë në historinë e muzikës perëndimore shprehej me notacionin e krijuar nga Leonin.

     Ai u quajt “Magister”,  fillimisht veproi si administrator në kishën e Shën Benoit në bregun e majtë të Senës (Seine), ku mendohet të ketë qendruar për më shumë se një dekadë para ndërtimit të Notre Damit (Notre Dame). Në dokumentat e gjetura në katedrale, të cilat datojnë  që prej 1192 do të shohim se atij i referoheshin si “magister meshtar  Leonin”[3], kjo gjë na dëshmon se ai ka qënë shuguruar prift.

     Leonin u bë pjesë e Notre Damit dhe gjithashtu u anëtarsua në Manastirin Augustian të Shën Viktorit (St. Victor), ku në hierarkinë e katedrales pozita që ai mbante ishte e rankuar nën atë të tetë personaliteteve dhe për nga rëndësia vinte pas kancelarit.[4]

     Titulli “magister” i përdorur në dokumentat e Notre Damit tregojnë që Leonin në Paris njihej si “magister artium[5], i cili ushtronte edhe të drejtën për të dhënë mësim.

        Gjithashtu ai ishte edhe autor i disa veprave poetike, përfshirë “Hystoria sacre gestis ab origine mundi” (frazë e shkëpur e njërit prej vargjeve nga libri “Testamenti i vjetër”) dhe katër letrave të hartuara në formë vargjesh për bashkëkohësit e tij Papën Adrian IV( 1154-9) dhe Papën Aleksandër III (1159-81) .[6

     Përsa i përket “Magnus liber” mendohet të ketë pasur shumë spekullime rreth përmbajtjes së tij.  Më pas u pranua gjerësisht që cikli përmbante Graduale, Responsore dhe Aleluja për dy zëra për të gjithë vitin liturgjik.[7]

     Nga përpjekjet e studimeve të ndryshme fjalës “organum” kur i referohen koleksionit të Leonin-it në kuptimin e “organum generale , musica mensurabilis” nënkuptojnë polifoninë në përgjithsi.[8]

     “Magnus liber” përfshinte gjithashtu edhe konduktin, si dhe organën dhe konduktin me tre zëra, mendohej që ky cikël nuk kufizohej vetëm me përmbajtjen e thjeshtë të organës me dy zëra.[9]

     Është e sigurtë që Leonin nuk shkroi vetëm në organumin e mirëfilltë por edhe në “Discant” një idiomë  në të  cilën të dy zerat janë aktiv. Pavarsisht gjinive apo idiomave që ai kultivoi, muzika e tij u kompozua për liturgjinë e Notre Damit, ku dinamika dhe ritmi shoqëronin linjat e polifonisë.

       Shfaqja e tij  e fundit në dokumentat e Notre Damit datojnë më 1201, ku mendohet të ketë ndërruar jetë në po atë vit ose në një vit të afërt.[10]

[1] “Histori Muzike” Pjesa I  Nestor Kraja fq. 28  Tiranë,2017

[2] “Dictionary of Music and Musician”  Grove  fq.565   England,2001

[3] “Dictionary of Music and Musician”  Grove  fq.565   England,2001

[4] “Dictionary of Music and Musician”  Grove  fq.565   England,2001

[5] “magister artium” latinisht – përkthyer: ”mjeshtër në fushën e arteve”

[6] “Dictionary of Music and Musician”  Grove  fq.565   England,2001

[7] “Histori Muzike” Pjesa I  Nestor Kraja fq. 28  Tiranë, 2017

[8] “Dictionary of Music and Musician”  Grove  fq. 566   England,2001

[9] “Dictionary of Music and Musician”  Grove  fq. 566   England,2001

[10]“Dictionary of Music and Musician”  Grove  fq. 566   England,2001

Hartoi Anisa Jaupaj

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...