Kënga e Shqipërisë në “Junior Eurovision Song Contest” edhe në platformat dixhitale

Është shpërndarë është edhe në platformat e tjera dixhitale kënga “Mikja ime fëmijëria” kënduar nga Isea Çili.  Kjo është edhe kënga përfaqësuese e Shqipërisë në Festivalin e Këngës për Fëmijë që pritet të mbahet muajin që vjen.

 “Mikja ime fëmijëria” doli fituese në mbrëmjen e 29 shtatorit në Amfiteatrin e Parkut të Liqenit Artificial të Tiranës prej spektaklit “Junior Fest Albania” 2019. Këtë vit ishte edicioni i gjashtë i Junior Fest dhe organizohet nga RTSH-ja.

Në fund të garës mes 18 këngëve të shkruara nga autorët shqiptarë për fëmijë nga mosha 9 deri në 14 vjeç  doli edhe kënga fituese e këtij edicioni. Kësaj kënge i lind edhe e drejta e përfaqësimit të Shqipërisë në garën evropiane të këngës për fëmijë.

Theksojmë se këtë vit “Junior Eurovision Song Contest” do të zhvillohet në Gliwice – Silesia të Polonisë në datën 24 nëntor.

“Mikja ime fëmijëri” kënduar nga Isea Çili u shpall fituese e Junior Fest Albania 2019.

Muzika është shkruar nga Saimir Çili dhe vargjet nga Jorgo Papingji. Isea doli fituese mes pjesemarrësve të tjerë duke qenë kështu ajo që do të interpretojë për Shqipërinë në Poloni në JESC në muajin në nëntor.

Fituesi i  këtij viti në Junior Eurovision do të jetë i ftuar të ngjitet dhe në skenën e madhe të Eurovizion 2020 që do të mbahet në Holandë në muajn maj të vitit të ardhshëm.

EBU, rrjeti evropian i transmetuesve publikë ka bërë të ditur se 19 vende evropiane do të marin pjesë në edicionin e e 17-të të Junior Eurovision Song Contest (JESC), në Gliwice-Silesia të Polonisë më 24 nëntor.

Këtë vit shtetet pjesëmarrëse janë:  Shqipëria, Armenia, Australia, Bjellorusia, Franca, Gjeorgjia, Holanda, Irlanda, Italia, Kazakistani, Malta, Maqedonia e Veriut, Polonia, Portugalia, Rusia, Serbia, Spanja, Ukraina dhe Uellsi.

Organizatori i festivalit do të jetë televizioni  publik polak TVP.

Pjesëmarrësit që do të jenë serish nga mosha 9 deri 14 vjeç do të interpretojnë në Arena Gliwice.

Për Poloninë, kjo është hera e parë që organizon Junior Eurovision pas fitores së këngëtares Roksana Weigel vitin e kaluar në Minsk të Bjellorusisë.

 

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...