“Kamerfesti” edhe në Tiranë

Në programin e  Festivalit “Kamerfest”, i cili zhvillohet në Kosovë, këtë vit, përveç mjaft koncerteve të organizuara në Prishtinë, ka pasur një element të ri dhe të rëndësishëm. Disa koncerte do të organizohen edhe në Tiranë dhe në Shkup. Në këtë mënyrë kuptojmë se ky Festival i vlerësuar prej kaq vitesh po rritet dhe po dhuron kështu koncerte edhe në dy qendrat e tjera të mëdha shqipfolëse.

Kështu në datën 10, ora 19.00, në sallën Aleks Buda të Akademisë së Shkencave do të mbahet koncerti i sopranos amerikane Katerina Wetington (Caterine Wethington) e shoqëruan nga pianisti dhe mbështetësi i njohur i Kamerfestit Derek Han. Gjithashtu e ftuar do të interpretojë dhe flautistja nga Kosova Zanë Abazi. Në program do të jenë vepra nga Hendel Delib, David, Benedikti,  etj. Koncerti titullohet “Europa dhe Amerika në këngë”.

Në datën 11, ora 20.00 po në sallën Aleks Buda do të mbahet një koncert i violinistes së njohur nga Prishtina Sihana Badivuku dhe pianistit Derek Han, të cilët do të ekzekutojnë brenda një nate 3 sonatat për violinë e piano të Johanes Brahmsit. Ky program, sa impenjativ aq dhe interesant e sidomos i luajtur nga artistë të tillë me siguri që do të krijojë rradhë për të gjetur një vend në sallën e vogël të Akademisë sonë të Shkencave. Koncerti titullohet “3 Sonatat e Brahmsit” dhe pasqyron krijimtarinë e periudhës së fundit të jetës së autorit. Kjo krijimtari karakterizohet nga theksat romantikë me rrënja rrënja për nga strukturat e qëndrueshme klasike. Megjithatë këto sanata kanë ndryshime të masave të ndryshme nga njera tjetra, të cilat do të kemi rastin ti vlerësojmë.

Në fak mendoj se këto 2 koncerte në Tiranë nga “Kamerfest“nuk janë vetëm 2 koncerte por në rradhë të parë modele që duhen ndjekur edhe nga shumë Festivale që zhvillohen në vendet tona.

Shkëmbimi i të ftuarve që vijnë nga larg e që rrezatojnë vlera të qarta nuk ka pse të mos përhapen në qytetet tona kryersore. Kështu kostoja bie dhe përfitimi rritet. Kjo ide, e shkëmbimit të koncerteve ka qenë e vjetër por që nuk është realizuar kurrë. Duke uruar që kjo të jetë rrugica që do të na çojë drejt një bulevardi të gjerë dhe të frutshëm duhet të falenderojmë dhe një herë organizatorët e “Kamrfestit” e sidomos Drejtuesen e saj Sihana Badivukun.

 

Nestor Kraja

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...