Kalendari i aktiviteteve për “Ditën botërore të muzikës”

Kalendari i aktiviteteve për 21 qershorin “Ditën botërore të muzikës” :

“Mbrëmje gala” 18 Qershor ora 19:00, ArTurbina, Salla 400 Nxënësit e shkollës së baletit do të performojnë pjesë- të ndryshme të repertorit klasik botëror dhe të folkut shqiptar.
“Klithmat e heshtjes”- 19-20 Qershor ora 19:00, ArTurbina, Salla 400 Studio Dance Melodi do të sjellë një performancë baleti kontemporan me koreografi nga Suada dhe Evis Heta.
Kastriot Tusha dhe Egnatia Ensemble në turne 20 qershor ora 20:30, ReaSkampis (Kalaja) Elbasan
Cikël koncertesh nga këngëtari Kastriot Tusha, i shoqëruar nga formacioni Egnatia Ensemble dhe drejtuar nga violinisti  Zeqir Sulkuqi.

“Simfonia 57” – Da Capo ( senza Fine)  dokumentari nga regjisorja Zhejniva Garo, kushtuar  Orkestrës Simfonike të Radio Televizionit Shqiptar në 57 vjetorin e krijimit të saj. – Ora 20.00 Sheshi “Skënderbej”, 20 qershor 2019

Kastriot Tusha dhe Egnatia Ensemble në turne 21 qershor Korçë, Pazari i Vjetër, ora 21:00
Koncert recital i këngëtarit popullor Aranit Hoxha dhe Ansambli Popullor 21 Qershor, Muzeu Kombëtar
Festivali Folklorik “Përmeti Multikulturor 2019- Edicioni i 17-të. 21-23 qershor, ora 19:00, sheshi kryesor i qytetit të Përmetit
Veprimtari kulturore artistike që përfshin folklorin e pakicave kombëtare, të cilat bashkëjetojnë në vendin
tonë në kuadër të 21 qershorit të Festës Botërore të Muzikës.
Tinguj Kinemaje 22 qershor, Pedonalja e Korçës.
Koncert muzikor me pjesë nga muzika më e bukur e filmave shqiptarë dhe ato botërorë në kuadër të “Ditës
së Muzikës”

Koncert Simfonik “Bota e Hënës” 23 Qershor, ora 19:00, ArTurbina e kompozitorit botëror W. Amadeus Mozart, drejtuar nga dirigjent Giovani Pompeo. Soliste Abigeila Voshtina.

Lirika në Divanin Lunxhiot 26 qershor, ora 18:00, sheshi kryesor i Njësisë Administrative Lunxhëri.

Festival i folkut dhe traditës së këngës dhe valles lunxhiote.

/Opusalb/

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...