Diodato me “Fai rumore” fiton Sanremon 2020

Këtë edicion të 70-të të Festivalit të Muzikës Italiane e fitoi Diodato me këngën “Fai rumore”.

Këngëtari Italian solli një këngë që u pëlqye dhe ishte pritur mirë nga publiku dhe kritikët.

Në fund të garës të 23 finalistët u përllogaritën sipas një formule ku televotimi (34%), juria e shtypit press jury (33%) dhe  sondazhi demoscopik (33%).

Francesco Gabbani u rendit i dyti dhe grupi Pinguini Tattici Nucleari u renditën pas Diodatos.

 

Në këtë Festival të Sanremos morën pjesë  tre shqiptarë:  Ermal Meta, Dua Lipa dhe Alketa Vejsiu.

Ermal Meta ishte  pjesëmarrës në këtë edicion si  autor i këngës “La faccia e il cuore”  që u këndua në natën e parë nga  Xhesika Notaro (Gessica Notaro) dhe Antonio Maxho (Antonio Maggio). Kënga përcillte një mesazh të fortë: atë kundër dhunës ndaj gruas. Xhesika Notaro ishte e ftuara e nderit e natës së parë të Sanremos.

Ish mis Romanja dhe finaliste e Miss Italias, Xhesika Notaro u kthye në një lajm mediatik kur u sulmua nga ish i dashuri me acid në fytyrë madje duke i rrezikuar asaj edhe shikimin. Ngajrja ndodhi në janarin e vitit 2017.

Por ajo nuk u ndal dhe u kthye në simbol të përpjekjeve të njeriut ndaj vështirësive. Si shenjë të vlerësimit për rezistencën e saj Presidenti Matarela e ka nderuar Xhesikën me titullin Kavaliere e Nderit  të Republikës Italiane.

E ftuara e dytë e Sanremos ishte  Dua Lipa.  Ylli i muzikës që këto ditë po feston edhe daljen e këngës së tretë të albumit të ri, erdhi  në Sanremo me statusin e artistes së ftuar ndërkombëtare. Artistja shqiptare nga Kosova,  një nga më të vlerësuarat në botën e industrisë muzikore këndoi të premten këngën e saj të re: “Don’t start now”.

Këngëtarja shqiptare, tashmë një shkëlqim i muzikës ndërkombëtare vjen në Sanremo për të përcjellë dimensionin e saj artistik. Revista “Elle” e cilësonte Duan si “të ardhmen e muzikës pop”.

Dhe e ftuara e tretë në Sanremo ishte Alketa Vejsiu e cila siç edhe raportuar më parë,  do të dilte në Sanremo  të enjten e datës 6 shkurt 2020.

Alketa  ka prezantuar në krah të Amadeusit dhe Georgina Rodrigues në natën e tretë të festivalit prestigjioz të muzikës italiane.

“Për mua kjo është ëndrra e një vajze të lindur dhe rritur në një vend të vogël siç është Shqipëria. Nëse ëndërron, mund t’ia dalësh”, u shpreh Alketa që në krye të fjalës së saj.

Nga salla mitike e teatrit “Ariston”, Alketa ka folur për shqiptarët, për eksodin e viteve ‘90, për periudhën me të errët të historisë tonë; diktaturën dhe rolin e festivalit të Sanremos.

“Faleminderit Itali, që mbajte ndezur ëndrrat tona në atë epokë të errët. Sepse ju nuk na braktisët kurrë. Nuk e bëtë kur kishim nevojë, kur merrnim anijet për të kaluar kufirin, në mënyrë që të kishim, më në fund, mundësinë për të jetuar”.

Alketa jo vetëm prezantoi por edhe këndoi një  duet me Bobby Solon.

 

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...