Diamanti i Kurorës së artë në një hapësirë hyjnore.

Simfonia Nr 5 në Mi minor, e kompozitorit çek Antonin Dvorzhak (që në fakt është simfonia e 9-të e tij) e titulluar “Nga bota e Re” është një nga majat e muzikës simfonike. Siç e dimë ajo është shkruar gjatë periudhës së qëndrimit të Dvorzhakut në Amerikë, i cili studioi atje këngët indiane dhe të zezakëve. Ai e shkroi këtë simfoni “në shpirtin e këtyre këngëve popullore”, megjithëse pa asnjë citim të tyre. Ideja fillestare e Dvorzhakut,  konsistonte në krijimin e një nisme të traditës muzikore amerikane përmes folklorit të vet “nacional”, por kjo ide ra pasi këngët popullore të këtij vendi të madh morën një drejtim tjetër: atë të xhazit. Paçka se një ide kishte rënë shumë të tjera, qendisur brenda veprës ishin ngritur dhe thërrisnin me guxim: -“Një botë e re”.

Në fakt kjo partiturë e dendur paraqet një shpirt të freskët, frymëzuar nga vetë natyra e këtij kontinenti të ri e të madh. Kështu pasuria e ideve, e episodeve muzikore, e temave që ndërthuren për të shfaqur ndjenjat më të holla njerëzore të ngazëllimit, lumturisë, dashurisë, por dhe forcës përbën atë që mund të konsiderohet si një ndër faqet më të shkëlqyera të simfonizmit botëror.

Nga ana tjetër, në fillim të viteve 80′ lind një gjeni tjetër i cili do të bashkohet me subjektin e shkrimit tonë ashtu si  diamanti në kurorë. Ai është dirigjenti Gustavo Dudamel. I lindur në Venezuelë në familjen e një trombonisti, që falë sistemit të zhvilluar e të avancuar të shkollës muzikore dhe talentit të tij të lashtëzakonshëm arriti të fitojë konkursin Gustav Mahler në moshë 23 vjeç. Kështu nis një rrugëtim të gjatë nëpër orkestrat më të mirë botës për të ardhur rradhën e dirigjentëve më të shquar sot, si dhe në koncertin që kemi vendosur në këtë postim.

Bëhet fjalë për koncertin e organizuar në selinë e shenjtë në sallën me emrin Paolo VI, apo salla Narvi, për nder të projektuesit të saj Luigi Narvi. E inauguruar në vitin 1981 ajo qëndron në kufi të shtetit të Vatikanit dhe është në shërbim të pritjeve papnore. Salla ka kapacitet 12.000 vende dhe në ballë të skenës qëndron një skulpturë bronzi e Perikle Fazinit që paraqet Ringjalljen.

Kështu diamanti i Kurorës së artë është vendosur kështu në një hapësirë hyjnore.

Ndiqeni këtë koncert. Do tju pasurojë shpirtin!

Opusalb

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...