“Dua më shumë shqipërinë” shkruar nga Thoma Avrami

Kënga patriotike i pati fillimet e veta në fund të shek XIX për tu përhapur mjaft në fillim të shek XX si një tip i ri i këngës qytetare. Një ndër këto kënga, nga më të bukurat është ajo që njihet me titullin “Dua më shumë Shqipërinë“. Në fakt titulli i saj i origjinalit është  “Mëngjeset e majit” dhe në versionin e saj origjinal ka qenë e titulluar “Dëshërim për mëmëdhenë”. Ajo është shkruar në vitin 1901 nga Thoma Avrami, (Tole Adhami), këngëtar i shquar i grupit “Lira”, një nga mësuesit e shkollës së parë shqipe, Mësonjëtores së Korçës, dhe gazetar, i cili ka shkruar në periodikë të ndryshëm të kohës, brenda dhe jashtë vendit. Sipas studiuesve, teksti është gjetur në një nga periodikët patriotikë të fillimit të shekullit të XX, për shqiptarët e Rumanisë dhe Bullgarisë.  Për herë të parë, kënga është kënduar dhe regjistruar në vitin 1923 nga Spiridon Ilo, në SHBA. “Mëngjeset e majit”, para se të bëhej e njohur në të gjithë Shqipërinë, është kënduar filimisht nga artistë të ndryshëm korçarë si dhe nga kori “Lira”.

 

Opuslab

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...