Të nderosh balerinët që tërhiqen nga skena

Përveç shfaqejeve të anulluara,  pandemia e koronavirusit ka ndalur edhe shfaqjet përfundimtare të karrierës për shumë nga balerinët që po tërhiqen nga skena.

Për t’u dhënë atyre një mundësi për të reflektuar mbi karrierat dhe për ët dhënë këshilla brezave që do të vijnë, revista “Pointe” ndërmori edhe 7 shtatë intervista me shtatë balerinë që kishin planifkuar të largoheshin nga skena në këtë pranverë.

Gjatë kësaj kohe ata kishin planifikuar të mbanin edhe shfaqjet e lamtumirës.

Kayla Rowser, Nashville Ballet

Kayla Rowser  nga kompania “Nashville Ballet” tha se e mori vendimin për t’u tërhequr pasi nisi sezoni paqësisht 2019-2020. Po kështu ndodhi edhe përshtatja e saj me faktin se pandemia e Kovid-19 e detyroi të mbyllte karrierën 13 vjeçare më herët pa pasur një shfaqje lamtumire në skenë.

“Ndjehesha shumë mirë kur shihja pas në të gjithë përvojën time në këtë formë të artit”, tha Rowser. “Karriera ime mbase nuk  mbyllet në formën më të mirë,  por sërish i ka kapërcyer edhe ëndërrat e mia më të egra. Për këtë, do të jem gjithmonë mirënjohëse”.

Me origjinë nga Conyers, Georgia, Rowser nisi studimet në baletin klasik në “Magdalena Maury School” dhe me “Georgia Youth Ballet” para se të niste si profesioniste me “Charleston Ballet Theatre” ku u angazhua për një sezon.

Në vitin 2017 ajo u bashkua me kompaninë e dytë të “Nashville Ballet” e quajtur  “NB2” dhe në vitin 2010 u ngrit në detyrë në kompaninë kryesore. Balerina e nderuar me çmime ka luajtur shumë role mes të cilëve edhe Odette/Odile  në  “Liqenin e Mjellmave”  apo Aurora në “Bukuroshen e Fjetur “si dhe rolin kryesor në baletin e Paul Vasterling Lucy Negro Redux.

Me banim ne Nashville ku jeton me bashkëshortin 31 vjeçarja ka folur edhe për karrierën e saj dhe për advokimin shoqëror dhe për atë që pritet në të ardhmen për të.

 Benjamin Griffiths, Pacific Northwest Ballet

Balerini kryesor i “Pacific Northwest Ballet”, Benjamin Griffiths mendohej të festonte shfaqjen e fundit në Siatëll në datën 7 qershor para se pandemia e koronavirusit të detyronte kompaninë të anullonte si shfaqjet e sezonit po ashtu edhe shfaqjet verore. I lindur në Boise, Idaho, ky balerin nisi mësimet e para me Lisa Moon dhe më pas në “School of American Ballet” përpara se të bashkohej me trupën e baletit të PNB-së në vitin 2005. Në vitin 2016 ai u emërua solist i parë dhe nisi të interpretojë një seri rolesh me rëndësi.

Grifits ka pasuruar kurrikulumin e tij në programin e djemve të PNB School Professional Division’s u diplomua me rezultate të shkëlqyera në Universitetin e Siatëllit duke marrë një diplomë në  artet ndërdisiplinore me qendër tek Drejtimi në Art.

Chandra Kuykendall, Colorado Ballet

Pas 23 vitesh si balerinë profesioniste nga të cilat 22 në Baletin e Kolorados, balerina Chandra Kuykendall  ndjeu se ishte koha për ndryshim. Balerina 41 vjecare që zyrtarisht u tërhoq këtë sezon nga skena e bëri këtë për të kaluar më shumë kohë me bashkëshortin dhe dy djemtë e vegjël si dhe për të bërë të gjitha ato që një balerinë me kohë të plotë i lë në hije. E lindur në Parker, Kolorado ajo nisi studimet e baletit kur ishte 9 vjeç para se të bashkohej me kompaninë e baletit në vitin 1997.

Eris Nezha, Los Angeles Ballet

Eris Nezha ka qenë balerin kryesor i kompanisë Los Anxheles që prej vitit 2018 edhe pse kjo është vetëm një anë e karrierës së tij të gjatë ndërkombëtare. Ky artist i ka nisur studimet e tij të para në vendlidnjen e tij në Shkollën Kombëtare të Baletit në Tiranë më pas ndoqi studimet në shkollën e baletit të La Skalës. Përvec rolit të tij si solist në La Scala Ballet dhe Boston Ballet, Erisi udhëtoi në të gjithë botën si i ftuar ndërkombëtar duke interpretuar me “Staatsballett Berlin”, “Zagreb National Ballet” dhe  “Tirana National Ballet”, dhe këto janë vetëm disa nga teatrot e shumtë.

Nezha duhej të tërhiqej nga skena në fund të këtij sezoni me një balet të Bukuroshes së Fjetur. Tashmë shfaqja u shty për në verën e vitit 2021. Shfaqja e tij e fundit ishte në shkurt krah bashkëshortes së tij, balerinës kryesore Petra Konti, në veprën me titull “Agon” të George Balanchine. Pak kohë më parë revista “Pointe” e intervistoi Erisin ku ai foli për jetën e tij në skenë dhe për planet e ardhshme.

Lara O’Brien, Carolina Ballet

Balerina kryesore e kompanisë Carolina Ballet kishte planifikuar të tërhiqej nga kompania ku kishte kaluar 19 vjet të karrierës, këtë pranverë. Shfaqja e saj e fundit në rolin e Lady Macbeth, një rol që ajo e kishte kërcyer fillimisht në vitin 2016 do të mbahej në maj, por u anullua për shkak të Covid 19. Fatmirësisht kjo shfaqje u riprogramua në nëntor në datat 19-22 në Raleigh dhe ajo e shtyu edhe largimin nga skena dëri në këtë muaj.

E lindur në Crystal Lake të Illinoisit O’Brien u shkollua në Shkollën e Baletit të Cikagos dhe në “School of American Ballet” para se të bashkohej me kompaninën Carolina Ballet në vitin 2001 si nxënëse. U ngjit në detyrë në vitin 2004 dhe në vitin 2011 ishte balerina kryesore. Ajo është edhe themeluesja e dy studiove të baletit. Në moshën 38 vjecare ajo ka folur edhe për karrierën ne Raleigh si dhe për mënyrën si I ka mbajtur në ekuilibër baletin, familjen dhe biznesin.

Gabriel Gaffney Smith, BalletMet

Për 35 vjecarin Gabriel Gaffney Smith, të tërhiqej nga skena e “BalletMe” ishte  më shumë një zhvendosje fokusi sesa një lamtumirë nga skena. Një Rilindas modern Smith është edhe koreograf, kompozitor si dhe artist i artit pamor. Rruga e tij drejt balerinit nisi në moshën 12 vjecare në “Saugerties Ballet Center” në Nju Jork, Më pas ndoqi edhe Shkollën e Teatrit të Baletit të Pitsburgut.

Në vitin 2008 ai u bashkua me kompaninë BalletMe ku jo vetëm kërceu por edhe pati mundësitë të bënte koreografik dhe të kompozonte muzikë për kompaninë. Ai ka bashkëpunuar me muzikantë dhe koreografë, ka kompozuar për kompani dhe teatro të tjerë baleti si: The Ëashington Ballet, Kansas City Ballet, Cincinnati Ballet dhe Pittsburgh Ballet Theatre.

Si artist pamor ai ka mjaft ekspozita me punime në dru që janë shfaqur në Columbus Museum of Art si dhe galeri rreth e qark Amerikës.

Margaret Mullin, Pacific Northwest Ballet

Le të themi një gjë sic është: Margaret Mullin nuk po tërhiqet vetëm nga baleti. Solistja e Pacific Northëest Ballet po largohet edhe kompania tek e cila kërceu gjithë jetën. E lindur në Tukson të Arizonës Mullin e kaloi gjithë karrierën e saj në PNB duke u ngjitur nga nxënëse në soliste gjatë 12 vjetëve. Ëndërra e saj për të kërrcyer aty lindi që herë kur ajo ishte student në “Ballet Arts Tucson”.

Më pas ajo lëvizi drejt Siatëllit ku çdo ditë bënte me tren rrugën për në Shkollën e PNB-së.

Përveç se kërceu role kryesore gjatë gjithë jetës, Mullin po ashtu ka bërë edhe koreografinë e disa shfaqjeve jo vetëm për programet e PNB-së, por edhe për trupën studentore profesioniste të këtij Teatri. Ajo është edhe regjizore dhe producente e një filmi dokumentar me titull” No Dominion: The Ian Horvath Story”.

Ky  film flet për jetën e një kampioni në kërcim i ndarë nga jeta, Ian Horvath. Ai ishte dhe një advokues i ndërgjegjësimit për SIDA-n.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...