Grupi “Pink Floyd” siç nuk e kemi parë

Grupi “Pink Floyd” bëri histori në klasifikimet botërore me albumin e tij me titull: “Dark side of the Moon”. Me këtë album grupi qëndroi për 943 javë në krye të klasifikimeve “Billboard 200”.

Ky rekord nuk është thyer nga viti 1973 e deri tani. Albumi i tetë i grupit doli në vitin 1973 më 1 mars. Grupi shiti mbi 45 milionë kopje dhe përfaqëson 42 minuta rrok progresiv të shkëlqyer.

Roger Waters e këndoi live këngën “Dogs” në një klip që doli nga dokumentari me titull “Us + Them”. Filmi do të shfaqet në kinema nga data 6 tetor.

 Në përmbledhjen me titull “The Later Years” përfshihen 16 albume dhe 13 orë materiale muzikore të panjohura në publik deri tani.

Kjo përmbledhje do të dalë në muajin nëntor dhe do të përqëndrohet në historinë e grupit nën drejtimin e David Gilmour pas largimit të Roxher Waters nga grupi.

Në këtë përmbledhje do të jenë përfshirë albume live, film-koncerte por edhe veçanti nga koncertet e mbajtura. Një vend të posaçëm zë: “A Momentary Lapse of Reason”, ku janë përfshirë episode nga kontributi në pianistit Richard Wright.  Artisti është ndarë nga jeta në vitin 2008.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...