Greis School Albania aktivitet pianistik në Durrës
Greis School Albania ka bërë të ditur thirrjen për pjesëmarrje në masterklasin ndërkombëtar për piano. Ky master klas do të mbahet në Durrës nga data 19-23 maj dhe është i hapur për të gjithë të interesuarit mbi moshën 6 vjeç. Pa një kufi të sipërm moshe dhe duke qenë plotësisht të lirë në përzgjedhjen e veprave interpretimi do të zgjasë deri në 15 minuta. Vlerësohet interpretimi i kompozitorëve shqiptarë. Konfirmimi për pjesëmarrje duhet të kryhet brenda datës 10 maj. Në fund të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me çertifikatë nga Greis School Italy. Drejtuese e këtij aktivteti është pianistja Irma Picari.
Ky master klas do të përqëndrohet në teknikat dhe studimin, ne interpretimin sipas stileve të kompozitorëve, stilit klasik – kontemporan të veprave shqiptare të ripunuara nga pianistja Picari etj. Në rast të kërkesave të larta do të kërkohet një përzgjedhje. Organizatorët ofrojnë një numer të kufizuar akomodimi për pianistët që vijnë nga jashtë Durrësit, ndaj për këtë do të nisen nga radha e rregjistrimit në Master Klas.
Për programin dhe pjesëmarrjen mund të kontaktohet
e – mail: lessonpiano0@gmail.com