Gati albumi “Koncerti për Violinë” i Elgarit nga Alda Dizdari

Në datën 1 shtator 2020 violinistja e njohur shqiptare Alda Dizdari njoftoi miqtë dhe ndjekësit e saj në fb se koncerti i saj për violinë nga kompozitori  i shquar  Elgar është tashmë gati në treg.

Albumi është rregjistruar nga interpretimi i Aldës me Musica Viva Orchestra nën dirigjimin e Alexander Walker në Moskë në shtatorin e një viti më parë.

Albumi i Koncertit për violinë në B minor opus 61 i Sir Edward Elgar (1857-1934) përmban rreth 50 minuta (49.51) muzikë dhe është rregjistrim i “Mellos Record”.

“Muzika nuk ka qenë kurrë ndonjëherë më domethënëse për mua sesa tani” është shprehur violinistja e njohur. “Thjesht rashë në dashuri me Elgarin kur dëgjoja të luhej nga Albert Sammons ose Yehudi Menuhin. Kjo është nostalgji e pastër”!, shprehet violinistja shqiptare me banim në Britani.

Ndiqni në vijim edhe një video prezantuese të këtij materiali të titulluar: “Udhëtimi i Aldës me Elgarin”.

Në këtë video Alda shpjegon udhëtimin e saj personal me këtë kryevepër të Elgarit që sipas saj i ndryshoi jetën duke e frymëzuar për  këtë rregjistrim si dhe për audiolibrin e saj me titull : “Puthmë përsëri! Kujtime me Elgarin në vende të pazakonta”.

Ndërsa përgatit rregjistrimin e saj të paralajmëruar të Koncertit për Violinë të Elgarit në SACD dhe Vinyl, violinistja shqiptaro- britanike flet për  përjetimet e saj personale.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...