“Amici” dhe Maria de Filippi

Një finale pa surpriza, por me shumë klas, profesionalizëm dhe interes popullor ajo që mbrëmë u transmetua nga Rai 5 dhe u drejtua nga një prej emrave më të shquar të historisë së televizionit italian Maria de Filippi. Ky ishte edicioni i 18 i emisionit të shumëndjekur “Amici” (Miqtë)

Kupën e fitoi këngëtari lirik Alberto Urso, së bashku me 150.000 Euro, duke mundur këngëtaren Giordana Angi, një vajzë shumë e talentuar, inteligjente e cila krijoi një figurë të admirueshme në këtë skenë. Giordana një kohësisht ishte dhe krijuese e disa këngëve që këndoi vetë duke dëshmuar përvceç talentit të padiskutushëm edhe një stil modern dhe aftësi të jashtëzakonshme krijuese.

Giordana mori Çmimin e kritikës “TIM”prej 50.000 Eurosh. Dy bursa studimi i fituan këngëtarja Tish dhe kërcimtari kubanez Rafael me vlerë 30.000 Euro. Kupër e Vallzimit e fitoi përsëri Rafael së bashku me 50.000 Euro të tjera, si dhe me një kërkesë për të konkuruar në trupën e baletit shtatëror të Madridit. Kërcimtari tjetër me emrin Vincenzo fitoi një kontratë pune me një kompani të madhe amerikane.

Në juri, përveç këngëtares së njohur Loredana Perte ishin disa nga ikonat e televizioneve italiane si Ilary Blasi, Michelle Hunziker, Alessia Marcuzzi, dhe Silvia Toffanin.

E rëndësishme është të theksojmë se “Amici” e drejtuar nga Maria De Filippi është një emision që emeton ide të shumta edukative për të rinjtë. Ai monton në një të vetme punën, talentin, profesionalizmin, fantazinë e mrekullueshme krijuese në televizion duke rrëmbyer kështu zemrat e të gjithë rinisë italiane e më tej. Në 18 edicionet e shkuara të këtij emisioni janë promovuar me dhjetra të rinj të talentuar të cilët kanë mbushur skenat italiane e botërore, disa prej të cilëve edhe nga shqipëria. Eshtë e mrekullueshme të konstatosh se ma sa dashuri i trajton Maria De Filippi talentet e vërteta që vijnë nga jashtë italisë në këtë konkurs televiziv. Për jurinë dhe De Filippin kanë rëndësi niveli profesional, vullneti dhe kontributi social që fshihet pas talenteve të tillë. Për të tjerat ata janë të njëllojtë me çdo italian tjetër. Ne mund të kujtojmë këtu Leoni, Ambeta, Klejdi, Ilir, Klaudia, etj.

Se sa e mundur është që këto emisione të merren si shembuj nga televizionet tona kjo nuk është provuar akoma!

Opusalb

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...