Fan S. Noli “Beethoveni dhe revolucioni francez” Beethoveni gaztor

Sipas legjendës, heroi është një krijesë shumë e mjerë, që nuk i qesh buza kurrë. Si përfundim, Betoveni në pikturat e tij duket tmerrësisht serioz, gjë që nuk përputhet fare me faktet. Sipas rregullit, ai ishte tepër gaztor, me gjithë hidherimet dhe mynxyrat, ashtu si shprehet vete: (,,Qoftë i bekuar qielli, në sajë të agitatos sime, çdo gjë shkon mirë e sipas dëshires për kohën që jemi.?”[1]) Si artist ai e donte shumë varietetin, dhe mbas agitatos vinte një alegro ose një skerco. Letrat e tij dërguar..miqve intimë janë plot lojë fjalësh, llagape, qesëndi dhe bërtima shakatarësh homerikë.

Shindlerin e quan Papagenë, Shupanzighun Falshtaf, Diabelin Diabolus, një të kunatën Mbretëreshë e natës, kurse tjetrën Kurtizane të dikurshme dhe të tanishme,”) Por, baron Cmeskalli, i plotfuqishmi i mbretërisë betoveniane, i thyente të gjithe të tjerët me tituj që Maguli i madh i hidhte mbi krye si rrebesh. Ja disa nga këto: Cmeskaliteti i Tij Cmeskalian, zot i vreshtave hungareze e burgundiane, Kont i muzikës, Kont i drekës, Kont i darkës, Kont i grykësise, Leckanjos i karnavalit. Kumandar i të gjttha kështjellave të humbura dhe Pasha i të gjitha haremeve te qelbura! Pastaj, pas titujve vjen një keshille: ki kujdes plaget që. merr në zaptimin e kështjellave, të humbura, se keto janë shumë më vrasëse se ato të pazaptuarshmet!

Betoveni nuk linte kurrë rast pa bërë një shaka. Në qoftë se i vëllai është çifligar (Gutsbesitzer), Betoveni eshte mentar (Hirnbesltzer). Kur i jepet diploma e qytetarit të nderit (Ehrenbinger), pyet se a ka Vjena gjithashtu edhe diplomë qytetar nderi[2]) (Schandbtirger). Nanets Shtrajherit i shkruan se amvisëria e shtëpise së tij (Haushaltung) është çamvisëri (ohne Haltung) dhe Instituti  Arsimor (Erziehungs-Institut) i Xhianatasio del Rio benët Institut edukativ[3]) (Verziehungsinstitut). Risit i shkruan se: ,”E di që jot shoqe është e bukur. E puth me mend dhe kam shpresë se do ta puth edhe personalisht.” Në një letër tjetër shkruar prapë Risit, thotë: ,,Kur të vij në Lendër, kam ndër mend të bëj një tradhti kundër teje dhe t’i paraqes një propozim sat shoqeje.” Dhe i shkruan Risit edhe një herë: “Kur të vij aty, hapi sytë. Nuk jam burrë plak, jam vetëm djalë i shkuar”.

Edhe në shtratin e vdekjes Betoveni prapë vazhdonte të bënte shaka. Kur hidropiza iu motua mjaft, u bë i nevojshëm operacioni, në mënyrë që të pengohej të rënët e barkut nga presioni i sasive të mëdha të ujit të mbledhur. Dr. Vavruku e pat shtyrë Dr. Sajbertin, operatorin kryesor të spitalit, për të bërë operacionin. Kur futi Dr. Sajberti gypin brenda në të çarën dhe uji buçiti përjashta, Betoveni tha: “Profesor, ju më kujtoni Mojsinë duke i rëne shkëmbit me shkopin e tij”.[4]

[1] Leter Haslingerit, 6 tetor 1824,.Kastner-Kapp, f. 730. 66) “Vormaldge und jetzige Hure”.

[2] Nganjëherë Betoveni shtrembëron ndonjë fjalë  ose krijon një fjalë të re për t’ia pështatur nevojës.

[3] E shtremberuar sipas menyres se Betovenit.

[4] ,,Herr fuofessor, Sie Kommen mir vor wie Moses. der mit seinem Stab an den Felsen schlligt”. -Thayer,Edicioni gjermanisht, V, f. 431; ang.!. III, f. 276.

Opusalb

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...