Ngritja e shkollës së parë artistike në Shqipëri

(Shkruar në përkujtim të dirigjentit të shquar Milto Vako i cili u nda nga jeta sot)

(Liceu Artistik “Jordan Misja”)

Përpjekjet për krijimin e sistemit të përgatitjes artistike muzikore kanë nisur në Shqipëri që herët, përmes aktivitetit të shoqatave të ndryshme artistike, në qytetet kryesore të vendit dhe kryesisht priftërinjve franeskanë të Shkodrës. Këto përpjekje patën një pikë arritje me hapjen e Normales së Elbasanit (1909), më pas; Institutin “Nëna mbretëreshë” në Tiranë (1933), dhe Shkollës së muzikës pranë Radio Tiranës – (1938), në të cilat muzikantët italianë në klasat e muzikës bënin një punë profesionale didaktike muzikore.

Pas Luftës II Botërore dhe vendosjes së Pushtetit Komunist, duke kuptuar rëndësinë e artit u shtrua nevoja e ngritjes së një shkolle të mesme artistike. Për ngritjen e saj u grumbulluan të gjitha forcat pedagogjike në vend,  ku përfshiheshin edhe një sërë pedagogësh të huaj që kishin mbetur në Shqipëri nga periudha e luftës, apo të tjerë që erdhën të ftuar. Shkolla përmblidhte Artin Muzikor, (në sektorët e teoritikut, Vokal dhe instrumental), atë Figurativ si dhe Artin Dramatik. Drejtor i parë u caktua dirigjenti koral Kostandin Trako (në vitet 1946 – 1950).

Si një shkollë e mesme kombëtare pranë Liceut Artistik u ngrit dhe konvikti përveç bibliotekës e pinakotekës.

Trupa pedagogjike përbëhej nga:

Piano- Tonin Guraziu e Mario Etore (Italian), Karmen Nako (Italiane),

Violinë – Baldovino (Italian), Ludovik Naraçi

Kanto – Jorgjia Truja e Marie Kraja

Çelo – Celeti (italian)

Viola – Miranova (italian)

Kështu, dega e muzikës mbështetej kryesisht mbi traditat e shkollës italiane e në përgjithësi Evropiane. Vetëm më pas (1949-51) erdhën të jepnin kontributin e tyre specialistët e shkollës ruse: Skabllov – çello, Utkin – violinë dhe Njizhnjikova – kanto)

Vit pas viti u shtuan instrumentet e frymës, kushtet e domosdoshme me tekste, literaturë e instrumente muzikore. Në vitin 1958 me ardhjen e mësuesve nga Bullgaria – Gardev (të drunjtat) dhe Teodorov (tuxhi) nisi të plotësohej dhe sektori i instrumenteve të frymës. Gjithashtu një kontribut të shquar ka dhënë pianisti çek Topinka në klasën e pianos.

Pas viti 1956, me kthimin nga studimet e larta të studentëve të parë nga Bashkimi Sovjetik e shkolla të tjera të vendeve socialiste, didaktika e shkollave të Lindjes u bë përcaktuese. Në vitin 1957 hapet edhe dega koreografike mbi bazën e studentëve tanë që kishin studiuar në Rusi.

Në vitin 1962 Liceu Artistik u vendos përfundimish në ndërtesën e ngritur posaçërisht për të, ku është edhe sot, me të gjitha ambjentet e duhura: sallën e koncertit, konviktin, mensën, etj.

Në vitet 80’ shkolla do të arrinte numrin më të madh në nxënësve dhe njëkohësisht nivelin më të lartë të arritjeve artistike, mbi bazën e një trupe pedagogjike të zgjedhur në vite. Disa nga mësuesit e shquar të kohës ishin R. Papavrami, Gj. Lazri, Zh. Ciko, R. Xhoxhi, D. Tartari, P. Skënderi, B. Denisi, T. Truja, A. Dizdari, N. Nako, E. Koço, R. Sokoli, E. Aliaj, S. Sulo, I Gaqi, E. Paparisto, I Spahiu etj.

Në vitin 1990 dega e koreografisë u shkëput nga Liceu Aristik si shkollë më vehte.

Jeta artistike e kësaj shkolle erdhi gradualisht në ngjitje. Kanë lënë memorie të pashlyera Kori i vajzave me dirigjent Milto Vako (1959-1973), Orkestra Simfonike me dirigjint Mustafa Kranten, Rifat Teqjen e Eno Koçon, (1977 – 1985),  Kori mikst me dirigjente Zana Turkun, Formacioni i Harqeve të Dhomës nën drejtimin e Didi Tartarit, Ansambli “Virtuozët e Tiranës nën drejtimin e Zhani Cikos,1986-2000) e mjaft koncertistë të shquar si R. Ripo T. Papavrami, A. Selita, K. Skënderi, M. Sopiqoti, I. Mula, E. Laro, K. Sahatçiu,  etj.

 

Nestor Kraja

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...