“The Guardian” për Ermonela Jahon: vërtetësi e pakrahasueshme, gjithçka e kryer mahnitshëm

Recitali debutues i Ermonela Jahos bashkë me pianistin Steven Maughan, ka gjetur jehonë të gjerë në mediat britanike.

Gazeta e madhe “The Guardian” në kritikën kushtuar këtij koncerti e cilëson këtë recital: “vërtetësi e pakrahasueshme, gjithçka e kryer mahnitshëm”.

Ndiqeni më poshtë artikullin  e datës 3 shkurt 2020 shkruar nga Tim Ashley, sjellë në shqip për lexuesit tanë nga Elvi Sidheri.

“Ermonela Jaho/ Steven Maughan: vërtetësi e pakrahasueshme, gjithçka e kryer mahnitshëm.

Aftësia mbresëlënëse e sopranos shqiptare për të depërtuar brenda mendjes së personazheve, e shndërron këtë recital në një ngjarje tejet të veçantë.

Recitali debutues i Ermonela Jahos bashkë me pianistin Steven Maughan, do të shënonte 50 vjetorin e themelimit të Opera Rara, me të cilët Ermonela Jaho ka interpretuar disa nga veprat më të shquara deri sot.

Programi i saj, ku ndërthuren këngë në frëngjisht dhe në italisht, me arie operistike, do të shërbente si një tribut për sopranen italiane Rosina Storchio (1872 – 1945), e cila gjatë jetës së saj pati qenë gjithaq e njohur duke kënduar në rolin e Violetës në La Traviata, siç është edhe Ermonela Jaho në ditët e sotme, si dhe krijuese njëkohësisht e Zaza të Leoncavallo-s dhe Madama Butterfly të Puccini-t, dy role që sopranoja shqiptare tashmë i ka bërë të vetët në vitet e fundit.

Qenësia artistike e Ermonela Jahos rrënjoset në mishërimin e saj të fuqishëm me repertorin e përzgjedhur që pasohet nga në performanca që dallohen për një vërtetësi të pakrahasueshme dhe çiltërsi emocionale të jashtëzakonshme.

Në recital, si dhe në skenë, aftësia e saj për ta shpërfaqur anën psikike të personazhit brenda pak sekondave, është thellësisht e mahnitshme. E patëm ndier mirëfilli dëshpërimin mbrapa pianissimo-ve joshës përmes të cilëve Sapho e Massenet orvatet të ribëjë të sajin dashnorin e saj endacak, e gjithashtu tmerrin e dukshëm të Iris të Mascagni-t, teksa ajo rrëfen ëndrrën e saj kur një përbindësh detar e përpin. Lotët, ndërkaq, do të rridhnin çurg nëpër faqet e Ermonela Jahos gjatë skenës së vdekjes në Lodoletta të Mascagni-t, me klithmat pikëlluese të “Io t’amo” përpara se shpresa dhe jeta të treten.

Gjendja emocionale, megjithatë, nuk ishte aspak krejtësisht tragjike, e tjetërkund gëlonte hareja në Chanson D’Avril të Bizet, por edhe sensualiteti i brishtë në Serenade të ëmbël nga Gounod, me ngjyrimet e zërit të interpretuara shkëlqyeshëm.

As edhe një herë të vetme, ndërkohë, pjesët  operistike nuk e humbën ndikimin e tyre kur u interpretuan me piano. Maughan ishte një shoqërues i shkëlqyeshëm, i menjëhershëm dhe na dhuroi disa valse sallonësh tërheqëse nga Leoncavallo dhe Giordano kur Jaho ishte larg jashtë skenës. Një recital nga më të shquarit, i bërë mrekullisht.

 

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...