Derek Han, Rodolf Baha dhe Sonila Dungaj koncert në Trieste

Të premten në mbrëmjen e datës 17 korrik 2020 në  Portopiccolo, Sistiana – Trieste do të vijë për publikun koncerti me titull: “Falesie in musica nr.1”.

Në këtë koncert përurues të këtij cikli, njëherazi i pari i drejtëpërdrejtë pas disa muajve ndërprerjesh prej krizës shëndetësore,  do të interpretojë edhe vetë drejtori artistik pianisti Derek Han.

Bashkë me të do të interpretojnë dy instrumentistët shqiptare: klarinetisti Rodolfo Baha dhe violistja Sonila Dungaj.  Jetëshkrimet profesionale të protagonistëve të kësaj mbrëmjeje janë mbresëlënese dhe të pasura.

 Programi i mbrëmjes përmban vepra nga:

Rebecca Clarke
Prelude – Allegro and Pastorale for Clarinet and Viola 

Max Bruch
Eight pieces for Clarinet , Viola and Piano (1-2-6-8) 

R. Schumann
Fairy Tales Op.132 for Clarinet, Viola and Piano

W. A. Mozart
Trio in mi bemolle maggiore per clarinetto “Kegelstatt-Trio” (Trio dei birilli), K. 498

Të tre muzikantët i pamë edhe në Tiranë pak muaj më parë ndërsa interpretuan në sallën: ”Tonin Harapi” të shkollës : “Jordan Misja”.

Koncerti organizohet nga “Shoqëria e koncerteve” të Triestes. Shitja e biletave vazhdon prej disa ditësh.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...