Delyana Lazarova fiton Hallé International Conductors Competition

Konkursi përurues Ndërkombëtar i Dirigjentëve  Siemens Hallé u fitua nga dirigjentja bullgare Delyana Lazarova.

Çmimi i parë përfshin një shumë prej 15 mijë stërlinash dhe rolin e asistentit dirigjent në Halle për një minimum prej 2 vjetësh.

Çmimet e dyta dhe të treta u fituan respektivisht nga Rodolfo Barráez (Venezuela) dhe  Joel Sandelson (UK).

 Konkursi përfshinte 287 aplikues nga 55 shtete në të gjashta kontinentet.

Pas dy ditëve plot emocione në Hallé St Peter’s në Mançester Lazarova ishte një katër finalistët e përzgjedhur nga 10 gjysmë-finalistët për të bërë prova dhe për të interpretuar më 22 shkurt në Halle.

E lindur në Bullgari dhe rezidente në Zvicër në vitin 2019 ajo mori cmimin James Conlon Conducting Prize në aktivitetin prestigjoz  Aspen Music Festival.

Ajo ka  punuar me  Hradec-Kralove Philharmonic Orchestra në  Republikën Çeke,  Thessaloniki State Symphony Orchestra në Greqi,  Meiningen dhe Konstanz Symphony Orchestras në Gjermani.

E premtja e datës 8 nëntor 2019 solli  në koncert Orkestrën Simfonike të RTSH-së (Nderi i Kombit).

Kësaj here në podin e dirigjimit ishte bullgarja Delyana Lazarova.

Dirigjentja bullgare njihej nga opionini që ndjek zhvillimet muzikore pasi ishte fituesja e çmimit të parë në Konkursin Ndërkombëtar të Dirigjentëve që u mbajt në Tiranë në muajin mars.

Lazarova  fitoi edhe edicionin e  parë  të “NRTA Conduction Competition” një konkurs me nivel pjesëmarrjeje të jashtëzakonshme nga e gjithë bota.

Gjatë kohës së provave në sallën e Universitetit të Arteve Opusalb realizoi edhe një bisedë me organizuesin e ketij konkursi Davide Ciccheti-n. Sipas tij “pjesëmarrja në këtë edicioni ishte e jashtëzakonshme gati 200 kërkesa prej të cilat seleksionuam 75 dirigjentë pasi kishim nje numër të përcaktuar, 73 prej tyre kanë ardhur këtu nga 34 shtete të ndryshme të botës”.

Solisti i kësaj mbrëmjeje ishte Joel Blido. Për violonçelistin që jeton në Gjermani ky koncert shënonte një rikthim në skenën e Shqipërisë pasi ai ka interpretuar edhe më parë me këtë orkestër. Joeli nderkohë është fitues i mjaft çmimeve në konkurset dhe garat muzikore ku ka marrë pjesë.

Në programin koncertor te drejtuar nga dirigjentja bullgare u interpretuan:
– Frederick Delius – On hearing the first cuckoo in Spring
– Edward Elgar – Koncert per violonçel ne mi minor, Op. 85
– P. I. Tchaikovsky – Simfonia Nr. 5, në mi minor, Op. 64

Koncerti u mbajt në sallën Iliria, Hotel Mak Albania (ish Sheraton).

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...