David McAllister largohet nga Teatri i Baletit të Australisë

Drejtori artistik Baletit të Australisë David McAllister, ka njoftuar largimin nga kompania pas dy dekadash në rolin e drejtorit. Drejtuesi i kompanisë Craig Dunn e ka bërë të ditur lajmin në mbledhjen e përgjithshme vjetore.

 “David e çoi kompaninën drejt majave të reja në këto dy dekada kur ai ka qenë drejtor artistik. “Lidershipi I tij ka qenë jashtëzakonisht isuksesshëm dhe ka për të lënë një trashëgimi që do të zgjasë në kohë”, ka thënë Dunn.

Mbi vendimin e tij për të lënë postin MacAllister vetë tha se ndjehej “i ngazëllyer” që tashmë u tha hapur.

Ka qenë një ditë e gjatë. Ky ka qenë një proces për të cilin kam disktuar me presidentin për gati dy vjet dhe tashmë jam entuziast që mund ta shpreh edhe për më gjerë. “ ndjej se kjo është një kohë e përsosur si për kompaninë,  por edhe për mua për të parë drejt së ardhmes. Jam i nderuar të kem qenë pjesë e “The Australian Ballet”  si student, balerin dhe si drejtor artistik që sëbashku bëhen 40 vjet deri në fund të vitit 2020 kur edhe do të largohem. Janë edhe 18 muaj për të shijuar kohën me trupëm dhe mezi pres të kemi një kompani vibruese, të talentuar dhe krijuese deri në pritje të drejtorit tjetër artistik.”

McAllister e nisi karrierën e tij në Australian Ballet në vitin 1983. Ai u promovua si solist 6 vjet më vonë dhe në vitin 2001 kreu edhe kalimin nga balerin në drejtor artistik.

Li Cunxin, që është edhe drejtori artistik i Queensland Ballet që ka kërcyer me McAllister në Baletin e Australisë tha se kompania gjithmonë do të përballet me shërbimin e tij më afatgjatë si drejtor artistik.

“Mendoj se janë dy fusha në veçanti ku do të shihen gjurmët e tij”,-  tha Li.

“Dukshëm si balerin ai la gjurmë sepse ai ka  qenë  i mrekullushëm dhe pati një karrierë si i tillë shumë të suksesshme. Fusha tjetër është si drejtor artistik. Ai e rriti vërtetë kompaninë dhe e drejtoi drejt sukseseve të mrekullueshme. Nuk janë të shumtë artistët që kanë privilegjin të kenë një sukses të jashtëzakonshëm si balerin dhe si drejtor artistik. Dhe ti kesh të dyja në të njëjtën kompani është edhe më e rrallë”.

Koreografi i shquar Australian Graeme Murphy që ka krijuar shumë koreografi për këtë kompani tha se McAllister mund të largohet me ndërgjegjen e pastër sepse ai e di që e la kompaninë në gjendje më të mirë sesa e gjeti.

Kjo është një kompani që ka pasur sukses ndërkombëtar, që ka prodhuar shfaqje të bukura, që rriti audiencën dhe që tejkaloi kufijtë. Ai ka rinovuar me vepra të reja dhe kompania ka njohur rritje dhe kjo është ndoshta më e rëndësishma sepse ne art gjëja më e keqe që mund të prodhosh është të qëndrosh statik.”

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...