Baleti Kombëtar i Kubës tashmë me drejtuese të re

Prima Ballerina Viengsay Valdés do të jetë në drejtimin e Baletit Kombëtar të Kubës.  Kompania e njohur e baletit në Kubë ka tashmë një drejtuese të re: prima ballerinën e këtij qyteti.

Ballet Kombëtar i Kubës e ka emëruar Valdés zv.drejtore artistike që do të thotë se ajo do të marrë përgjegjësi mbi drejtimin e përditshëm të kompanisë. Alonso, 98, do ta mbajë titullin e drejtores së përgjithshme por në praktikë është Valdesi që do të marrë vendimet artistike.

Alonso ka qënë drejtuesja e vetme artistike e kompanisë që nga themelimi  në vitin 1948 bashkë me bashëshortin e saj dhe të vëllain. Me moshën e saj, adhuruesit e baletit kanë spekulluar se kush mund të merrte drejtimin e kompanisë. Kjo çështje u bë edhe më urgjente sidomos në vjeshtën e kaluar kur ajo nuk mori pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Havanë për shkak të shëndetit të dobët.

42 vjeçarja Valdés, tashmë thuajsë në fund të karrierës interpretuese ka qenë herët e konsideruar si kryesorja për këtë post. Ajo është shumë e dashur në Kubë, shfaqjet e saj mund të quhen njëlloj si koncertet e rrokut me një publik që bërtet kur ajo është në skenë dhe bën ato kërcimet e saj mbinjerëzore.

Një tjetër emër i shumëdiskutar ka qenë talenti Carlos Acosta. Por lajmet e fundit se ai mund të bëhet drejtori artistik i “Birmingham Royal Ballet” e kanë çbërë këtë mundësi.

Valdés në një intervistë për “Prensa Latina” ka thënë se Alonso ka qenë idhulli i saj dhe se ajo shpreson të vazhdojë të frymëzojë balerinë që “të ndajnë të njëjtën ëndërr për një kompani të fortë dhe të bashkuar”.

Ajo u tha gazetarëve se ajo shpreson të forcojë marrëdhëniet mes teatrit dhe shkolllës dhe se ndjen se ka shumë për t’i ofruar balerinëve të kompanisë për edukim dhe zhvillim profesional.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...