Koncerti në “Scala” i një prej orkestrave më të mira të botës

Agjencia italiane e lajmeve “ANSA” njofton se Filarmonia e Vjenës do të interpretojë në datën 8 tetor në “Scala” të Milanos nën drejtimin e dirigjentit të njohur Zubin Mehta. Ky koncert organizohet për të mbledhur fonde në ndihmë të FAI,  që është Fondacioni Italian për Mjedisin. Paratë e mbledhura nga koncerti i njërës prej orkestrave më të mira në botë,  do të shërbejnë për riparimin e “Villa Necchi Campiglio” në Milano.  Në programin e shfaqjes që do të realizohet në bashkëpunim me “Deutsche Bank” përfshihet: Uvertura tragjike e Brahmsit;  Koncerti Simfonik në si bemol maxhor për oboe, fagot, violinë, violonçel dhe orkestër e Franz Jozef Hajdenit, me pjesëmarrjen e solistëve:  Martin Gabriel (oboe), Sophie Dartigalongue (fagot), Rainer Honeck (violin) dhe Robert Nagy (violonçel) si dhe koncerti për orkestër i kompozitorit Béla Bartók.

/ansa//e.b./

 

You may also like...

2 Responses

  1. Po, menduam ta linim si ne origjinal po paska dale keshtu..!Faleminderit per korrigjimin!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...