Balerinët, prova nga shtëpia përmes plaftormës zoom

Kompanitë e baletit janë tashmë në një situatë të pazakontë. Me teatrot dhe studio e mbyllura për një kohë të pacaktuar për shkak të pandemisë së korona virusit,  si do të mund të mbajnë në formë balerinët dhe si do të mbajnë gjallë shfaqjet?

Një pjesë e madhe kompanish duke përfshirë këtu Teatrin e Baletit të Pensilvanisë dhe Teatrin e Baletit të Harlemit po vendosin theksin mbi provat edhe pse nuk kanë ende shfaqje të konfirmuara.

Kur mendon provat përmes teknologjisë, pa hapësirën e duhur dhe me praninë e internetit, sa e dobishme mund të jetë kjo?, pyeti Nicholas Patterson, një pjestar i trupës së Teatrit të Pensilvanisë. “Por kjo është është një mënyrë tjetër të bërit prova. Mjetet që na vihen në dispozicion ndihmojnë vërtetë”.

Patterson tha se ka qenë një përpjekje e madhe për të gjetur ndopak normalitet që kur virusi goditi btën në mesin e muajit mars, por kur provat nisën sërish në fund të prillit ishte thuajse si një kohët e vjetra. “ Ishte bukur të ktheheshe në rutinën e një dite tipike pune, në mësim e më pas të bëje prova”, tha ai, “Edhe pse kishte një tërësi sfidash të reja”.

Pattersoni u kthye në vendlindje në Richmond të Virxhinias ku ka më shumë hapësirë për të bërë balet virtuoz siç është “Clear” e Stanton Welch. Me aq hapësirë sa i ka dhënë kompania ai ka mundësi në një farë mënyre të bëjë prova të plota.

”Mund të hidhem dhe të rrotullohem në vend, por nuk mund të udhëtoj”, thotë Patersoni. “Të duhet të ndalosh dhe të kthehesh për të qëndruar në kamera. Kjo e kufizon fluksin e lëvizjeve gjatë provave në një farë mënyre”.

Christofe Charles Mc Daniel nga Teatri i Baletit të Harlemit ndërtoi një studio në shtëpi në një dhomë bosh që shumë prej balerinëve të karantinuar do ta kishin pasur zili.

Me një dhomë me mjaft hapësirë dhe dysheme parketi ai po mban një kalendar të ngjeshur provash në Zoom.

“Vetë ndërtimi i studios më frymëzoi dhe më nxiti të mendoj se jam në një situatë normale”.

Crystal Serrano jeton në një hapësirë që është mjaft e njohur për balerinët në qytete të mëdha: një apartament I vogël në Nju Jork Siti bashke me kolegë, dhe fqinjë që ankoheshin për zhurmat e këpucëve. Për këtë arsye ajo merr pjesë në orë mësimi dhe prova që nuk kërkojnë të hapet kamera.

“Me kameran mbyllur e kam më të lehtë të punoj pa u gjykuar nga njerëzit, ose pa gjykuar veten kur nuk kam të bëj me kushte ideale. Ata duhet të besojnë se po bëj detyrën dhe po përvetësoj materialin”.

Puna në grup dhe partneriteti janë natyrisht mjaft sfiduese, nëse jo të pamundura për tu zhvilluar përmes platformës Zoom. Regjizorët e prvovave dhe koreografët duhet të gjejnë mënyra që punët e secilit individ të jenë përfituese në rrugë  të reja. Pattersoni thotë se kur bën prova në studio ai mbështetet tek efektet vizuale.

Në Zoom ai duhet të mbështet tek muzika.

“Ne ndajmë veçmas çdo gjë, kështu që secili për veten e vetë e di se kur duhet të dalë, kur duhet të hyjë, kur të qëndrojë mbi gishta, kur duhet të vështrojë lart, çdo gjë”, tha ai. “Kur të kthehemi në studion e provave do të jemi në unison dhe në po atë faqe në një mënyrë siç nuk kemi qenë më parë”.

Nicholas Blanc, baletmaestër i Xhefri Balet kontribuoi me një koreografinë e një videoje në një television lokal për të nderuar artistët e Çikagos që po qëndronin në shtëpi. Ai filmoi veten ndërsa kërcente frazat e koreografisë, më tej jua dërgoi balerinëve të kësaj trupe ta mësonin dhe më pas jua shpjegonte edhe nëpërmjet Zoom-it.

Këto seanca i dhanë atij mundësinë të përmirësonte edhe komunikimin me fjalë.

“Për balerinët që të mos ngatërronin të majtën apo të djathtën ndonjëherë më duhej të bëja prova me shpinë nga kamera”, tha Blanc.

“Është shumë e vështirë edhe ti shoh, ndaj duhet të jem shumë i detajuar për atë që them”.

Teatri i Baletit të Harlemit ka bërë prova të atij repertori me të cilin balerinët janë të familjarizuar duke riparë detajet për secilin balerin. Ata kanë vijuar të bëjnë prova për të ruajtur formën nëpërmjet variacioneve klasike që nuk kanë mundësinë të interpretojnë.

Serrano që është një nga të paktat ballerina që bën prova pa kamera tha se kjo ka ndryshuar qëllimin e të bërit prova.

“Është e frikshme të mos kesh një mendim nga tjetri përballë  për atë që bën. Ne si balerinë jemi kaq të kushtëzuar nga kjo. Këtë kohë po e përdor për të punuar për veten, pa pasur nevojën të tregoj se jam e aftë apo se duhet të kem vëmendjen e të tjerëve”.

Por sot, të bërit prova po pasur shfaqje, është ende një sfidë. “ Është e dhimbshme të jesh në formë të mirë dhe të zotërosh koreografinë për të mos e dish për se”, tha McDaniel.

“Por ne nuk duam që karrierën tonë ta vendosim në pritje. Ne duam të jemi gati për kur të kthehemi”.

E mbaj mend herën e parë kur konkurova në Çmimin  e Madh për të rinj në Amerikë. Isha 17 vjeç dhe shumë i gëzuar që do të merrja pjesë në një konkurs që kishte në qendër baletin. Fillimi I garës për moshën time ishte baleti klasik, ku unë kërceva Aktin e parë të Kitrit duke treguar gjithë forcën time: personalitetin, shpejtësinë dhe aftësinë për tu rrotualluar dhe kërcyer. U ndjeva shumë krenar për mënyrën si dola: i papërsosur por jo i tmerrshëm.

Ditën tjetër kërceva një pjesë solo bashkëkohore dhe kërceva të koreografuar një version xhaz të këngës “Blackbird” nga grupi “The Beatles”. Kërceva zbathur dhe me flokët natyralë të lëshuar. Në gjysmën e pjesës harrova hapat dhe nisa të improvizoj në pjesën tjetër. Isha I mpirë, i mposhtur dhe zemërthyer. Më vonë atë ditë, u mora mënjanë nga një prej organizatorëve të konkursit që më përgëzoi (çfarë ?) duke më thënë se donte të më jepte një bursë në shkollën Ailei. Unë më parë kisha qenë në atë shkollë në një kurs veror dhe kisha zbuluar se baleti modern nuk ishte gjuha ku dëshiroja të zhvillohesha. Unë doja të bëja balet”.

Që kur COVID-19 i ka detyruar kompanitë e baletit rreth e qark botës të anullojë shfaqjet.  Madje janë anulluar edhe kujtesat e sezoneve. Shumë janë duke I mbajtur audiencat lidhur nëpërmjet përcjelljeve online dhe nëpërmjet postimit të shfaqjeve të mëparshme në faqet e internetit apo në kanalet e mediave sociale.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...