Christian Zacharias, Dirigjent Nderi i Filarmonisë “Xhorxhe Enesku” të Bukureshtit

Pianisti dhe dirigjenti gjerman Christian Zacharias do të jetë Dirigjenti i Nderit në Filarmoninë “Xhorxhe Enesku” në Bukuresht për sezonin 2020-2021. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë orkestra.

Pianisti dhe dirigjenti gjerman Christian Zacharias do të jetë Dirigjenti i Nderit në Filarmoninë “Xhorxhe Enesku” në Bukuresht për sezonin 2020-2021. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë orkestra.

“Jemi të nderuar që maestro Christian Zacharias pranoi të jetë drejtori honorifik i Filarmonisë, një pozicion që më parë e ka mbajtur vetëm Sergiu Celibidache, pasi kthimit të tij në Rumani në vitin 1990, ka thënë Drejtori i Përgjithshëm i Filarmonisë Xhorxhe Enesku, Andrei Dimitriu.

“Jam vecanërisht i nderuar që do të bëhem në këtë pozicion, pasues i Sergiu Celibidache. kam pasur fatin të bëj prova dhe interpretoj me të në vitin 1970. Ishte një përvojë e paharrueshme që ndikoi përfundimisht në gjetjen e rrugës sime drejt dirigjimit”, ka thënë Zacharias.

Ai nisi fillimisht studimet  në Paris për piano me Irene Slavin dhe Vlado Perlemuter. Fitoi cmimin e dytë  në dy konkurse ndërkombëtare përkatësisht në “Geneva Competition” në vitin 1969 dhe në  “Van Cliburn Competition” në vitin 1973. Karriera ndërkombëtare nisi pasi fitoi në Paris në vitin 1975 “Ravel Competition”. Ai ka luajtur edhe muzikë dhome me formacione të tilla si: Alban Berg Quartet, Guarnieri Quartet, Leipzig String Quartet dhe Frank Peter Zimmerman. Ka shumë rregjistrime mes të cilave në vitin 1979 kur rregjistroi 33 sonatat e Skarlatit, sonatat e plota të Shubertit, koncertet e plota të Moxartit për piano si dhe të gjitha koncertet e Beethovenit për piano. Ndërsa karriera si dirigjent nisi në vitin 1992 në Gjenevë me Orchestre de la Suisse Romande. Nga viti 2002 ka qenë drejtori artistik i Laussanne Chamber Orchestra. Prej vitit 2002 ka qenë dirigjenti kryesor i Orkestrës Simfonike të Goteburgut dhe nga viti 2009 është Partneri Artistik i Saint Paul Chamber Orchestra

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...