Orkestra Simfonike e Bostonit njofton uljen e pagave

Për shkak të anullimeve të të gjitha shfaqjeve që prej 10 muajsh muzikantët e Simfonisë së Bostonit ranë dakord të ulin pagat për një marrëveshje tre vjecare siç edhe Orkestra ka njoftuar. Me humbje prej 35 milionë dollarësh nga shithejt e biletave rrogat do të ulen mesatarisht në masën 37 përqind në vitin e parë. Gjatë vitit të dytë dhe të tretë sipas kontratës pagat do të rriten në atë kohë  kur OSB të rizhvillojë “të ardhura të qëndrueshme”.

Humbjet prej 35 milionë dollarësh në të ardhurat prej koncerteve  ishin edhe arsyeja kryesore e një rënieje prej 54 milionë dollarësh në të ardhura. Buxheti vjetori për këtë vit që po mbyllet në 31 gusht është në tërësi 107 milionë. Për vitin e ri fiscal ky buxhet do të jetë 50 milionë dollarë.

Marrëveshja e re e punës “pasqyron mirëkuptimin tonë kolektiv I sfidave kryesore që na solli COVID-19 dhe shkatërrimin financiar që erdhi pas anullimeve të shfaqjeve të BSO dhe aktiviteteve të programuara.

Marrëveshja u ratifikua nga sindikata e muzikantëve dhe hyri në fuqi prej datës 24 gusht. Ajo zgjeron përkufizimin që mbulohet nga kontrata duke shtuar edhe shfaqjet online digjitale si dhe përfshin “angazhimet dhe aktivitetet në komunitet”, bashkëpunimet në fushën e edukimit, programet e Institutit të Mësimit dhe aktivitetet për mbledhjen e fondeve që organizon departmenti dhe trusti i bordit.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...