Boçeli fushatë për rindërtimin e Akademisë së Muzikës
Nga sot deri në 3 gusht është hapur fushata e solidaritetit kombëtar 2019 që promovohet nga Fondacioni Andrea Bocelli (ABF) dhe që mban titullin: “Me ty, fillojmë përsëri”.
Kjo fushatë i kushtohet mbledhjes së fondeve për rindërtimin e Akademisë Muzikore të Camerino-s. Në program është edhe koncerti që do të mbajë Bocelli në Teatro del Silenzio në vendlindje në Lajatico (Pisa), me një ripërsëritje në 27 korrik.
Shfaqja e Teatro del Silenzio do të rregjistrohet nga Rai dhe do të transmetohet në datën 14 shtator të shtunën në mbrëmje.
Sërish kjo fushatë “Me ty, fillojmë përsëri” do të rinisë nga data 9 e do të vazhdojë deri në 22 shtator.