Blerim Grubi feston në skenë 30-vjetorin e aktivitetit artistik

30 vjetorin e aktivitetit te tij artistik violisti shqiptar Blerim Grubi ka vendosur ta festojë me publikun e tij. I shoqëruar edhe nga kolegë instrumentistë ai do të vijë me një koncert të posaçëm për këtë përvjetor.

Profesori i Fakultetit të Arteve në Universitetin e Prishtinës dhe në Universitetin e Tetovës, Blerim Grubi ka nisur aktivitetin e tij artistik në vitin 1989.

Për kontributin e dhënë në fushën e kulturës dhe arsimit, në vitin 2016 Blerim Grubi është dekoruar nga Presidenti i Kosovës me “Medaljen Presidenciale të Meritave”.

Koncerti do të mbahet në datën 11 dhjetor në orën 20.00 në sallën e Muzikës së Dhomës së Filarmonisë së Maqedonisë së Veriut.

Violisti shqiptar ka lindur në Shkup 1965. Në këtë qytet fillon mesimin në violinë në shkollën e ulët dhe të mesme të muzkës “Ilija Nikolovski –Luj” në klasën e prof.P.Nikollo dhe B.Bratoev.Studimet i vazhdon  në të njëtin qytet në Fakulltetin e artit muzikorë në klasën e prof.L.Gospodinov ku edhe i kryen studimet postdiplomike në violë. Në vitet 1994/95 perferksionohet në violë te soloisti i njohur botëror J.Bashmet në Akademinë Chigana të Sienës- Itali.

Pas studimeve ftohet si violë e parë në Filharmoninë Nacionale të  Maqedonisë së Veriut.

B.Grubi zhvillon veprimtari koncertale si solist por edhe në përbërje të formacioneve të ndryshme të muzikës së dhomës  etj.. duke marë pjesë me shumë koncerte dhe festivale të ndryshme jo vetem në Kosovë, Maqedonin Veriore, Shqipëri por edhe në shume vende të botës; Kroaci, Slloveni, MaliZi, Bosnje, Serbi, Bullgari, Turqi, Greqi, Itali, Austri, Gjermani, Hungari,Ceki, France, Spanje,Portugali, Belgjikë,Zvicër,Norvegji, Finlandë,Amerikë, Japoni etj..

Ka qenë antarë jurie në shumë vende,antar në shumë formacione ;Filharmonija e Kosoves, Trio Harkorë Kosova, Vivendi, Bahus, Musica Balkanika,Orkestra kamertale te radio Shkupit, orkestra rinore  Mediterane,Orkestra rinore e Vojvodinës,Orkestra e të rinjeve Ballkanike etj,,

Aktivist dhe themelues i shumë inciativave ; Muza , Shoqata e artistëve të muzikës në Shkup, Festivali Multi-Kulti, njëri ndër themeluesit të Filharmonës të Kosovës, Fondacioni Ars Kosova, Fondacioni i Bursave për Student në Maqedoni, Filharmonia Mbarëkombëtare – Tiranë, Festivali Kamerfest, Fetivali Muza, Garat e muzicientëve të rinjë, nismëtar  dhe themelues të shkollave të muzikës në Shkup dhe Tetovë, të Fakultetit të arteve Universitetit të Tetovës, katedra e violës pranë Universitetit të Prishtinës, bashkëpuntor i Spectrum Concerts Berlin – Filharmoninë e Berlinit, master klase në shumë vende, anëtar bordi dhe këshilltar në shumë institucione kulturore dhe arsimore.

Ai ka të regjistruar-inçizuar tre cd -albume 2006-2013 dhe 2017 në bashkëpunim me pianisten M. Vrshkova dhe A.Kuriu-Grubi.

 

Programi i koncertit është si në vijim:

  1. C. Bach: Viola Concertoin C Minor,II mov.(арр.А.Casadesus)

– Adagio molto espressivo

(Blerim Grubi, violë; Marija Vrshkova,piano)

  1. R. Maros: Suita Shqiptare

-Lento rubate-Allegretto giusto

-Comodo-Allegro

(Blerim Grubi, violë; Arjana Kuriu-Grubi, piano)

  1. D. Shostakovich:Piano Trio

-Preludium

– Gavotte

(Lek Grubi, violinë; Blerim Grubi, violë; Nita Grubi, piano)

  1. D. Shostakovich: Sonata for Viola and PianoOp147
    -Allegretto

(Blerim Grubi, violë;Nita Grubi, piano)

Ј. S. Bach: Andante

(Viola kuartet)

  1. F. Schubert: Moment Musicalin F MinorNo3(Viola kuartet: Blerim Grubi, Lirdina Kukaj, Entela Qarkagjija, Alkesta Gloxhani–studentët nga Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Arteve të Bukura „Hasan Prishtina“ klasa prof. Blerim Grubi)
  1. V. Beqiri: Quasi Kaba

– Andante-Allegretto

(Blerim Grubi, violë; Valton Beqiri, piano)

Т.Zografski: Këngë për solo violë

(Blerim Grubi, violë)

  1. F. Schubert: Arpeggione Sonata

-Allegro moderato

(Blerim Grubi, violë; Marija Vrshkova, piano)

  1. J. Brahms: Rhapsody in B minor No.1, op. 79

(Nita Grubi, piano)

  1. G. F. Handel/Halvorsen:Passacaglia

(Sihana Badivuku, violinë; Blerim Grubi, violë)

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...