BLACKPINK, nga Koreja e Jugut drejt Amerikës së Veriut

BLACKPINK është një grup i përbërë nga vajzat nga Koreja e Jugut Jisoo, Jennie, Rose  dhe  Lisa.  Videoklipi i tyre me titull “Kill This Love” ka hyrë tashmë në histori pasi në 24 orët e para të daljes arriti në 59 milionë shikime. Përfaqësuesit e You tube e kanë pohuar vetë një rekord të tillë: në të njëjtën kohë këtë klip e kanë parë 979.000 në YouTube Premiere.

Ato këndojnë rrymën K-Pop që njihet për koreografitë komplekse, dramat dhe emocionet.

Ky vit është mjaft i ngjeshur për grupin që pasi pritet të këndojnë në Festivalin Coachella do të nisë dhe një turne në Amerikën e Veriut duke qenë grupi i parë femrash e K-Pop që mban një turne ndërkombëtar krahasa një grupi të muzikës live.

Karriera në Amerikë e këtyre vajzave ka nisur pasi dolën në The Late show With Stephen Colbert dhe në “Good Morning America”. Ariana Grande që është edhe e ftuara kryesore e “Coachella” ka thënë se do të njihet me vajza në prapa skenë.

BLACKPINK, përbëhet nga  JISOO, JENNIE, LISA dhe ROSÉ që janë edhe vokalistet dhe kërcimtare dhe ikona të modës. Grupi u themelua në vitin 2016 dhe nisi të njohë një ngjitje që shumëkush e adhuron.

Kënga me titull “DDU-DUDDU-DU” ishte më e vlerësuara ndonjeherë në historinë e K-Pop femëror duke hyreë edhe në Billboard. Kjo këngë njohu 10 milionë shikime në vetëm 6 orë pas daljes dhe 36,2 milionë shikime në një ditë të vetme.

Një nga bashkëpunimet e njohura dhe më të pëqyera të tyre është edhe “Kiss and make up” ku ato kanë kënduar bashkë me yllin shqiptar të muzikës pop, Dua Lipa.

You may also like...

1 Response

  1. gisel says:

    blackpink please come to albania

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...