Letra e Beethovenit një pianisteje 12-vjeçare

Në vitin 1812 një pianiste e re e quajtur Emili (Emilie) i shkroi idhullit të saj Ludwig van Beethoven.

Dikush mund të mendonte se kompozitori me pamjen e tij të veçantë dhe me sytë e zjarrtë do të donte ta linin të qetë, por çuditërisht ai i shkroi vajzës një përgjigje të ëmbël.

 “E dashur e mira ime Emili,  e dashur mikja ime!l

“Artin, mos e ushtro, por hyr drejt e në zemër të tij!  Këtë ai meriton,  sepse vetëm arti dhe shkenca i rrisin njerëzit në lartësinë e Zotit. Por,  nëse ndonjëherë,  Emili e dashur,  dëshiron të dish ndonjë gjë, më shkruaj pa hezitim.

Artisti i vërtetë nuk ndjehet krenar, ai fatkeqësisht kupton se arti nuk ka kufij; ndjehet keq kur kupton sa larg qëllimit ndodhet; edhe pse ai mund të admirohet prej  të tjerëve, është thellësisht i trishtuar sepse nuk e  ka arritur atë pikë dhe gjenitë e tij i duken aq  të largët, sa dhe dielli që na drejton.

Unë, mbase,  më mirë mund të vija tek ti dhe familja jote,  sesa tek shumë të pasur që janë së brendshmi të varfër.

Nëse ndonjëherë do të vij (në qytetin tënd) do të vij tek ti, në shtëpinë tënde.

Nuk njoh ndonjë aftësi më të shkëlqyer të njeriut sesa ato që e bëjnë atë të renditet  mes njerëzve më të mirë;  aty ku gjej këtë, aty është dhe shtëpia ime.

Nëse dëshiron, e dashuri Emili, të më shkruash, thjesht dërgomi këtu sepse do të qëndroj edhe katër javë të tjera, ose në Vjenë, është e njëjta gjë. Më quaj si shokun tënd, ose si mikun e familjes tënde!”

 

 

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...