Balerinët shqiptarë nderohen në “Capri Danza International”2020

Çdo gjë ishte gati për edicionin VII të Çmimit Ndërkombëtar të Baletit Kapri 2020. Njohja ndërkombëtare e këtij aktiviteti është arritur falë drejtimit artistik të Luigi Ferrones dhe nën kujdesin e Rajonit të Kampanias dhe të Komunës së Kaprit. Këtë vit protagonistët u takuan në datat 5 dhe 6 shtator në mjediset historike të “Certosa di San Giacomo”.

Duke qëndruar pranë emrave të rëndësishëm të aktiviteve të këtij rajoni ky Festival dallon për balerinët italianë dhe rikonfirmon veten në platformën ndërkombëtare. Epër shkak të pandemisë ky edicion u mbajt në kushtet kufizimit që vinin si nga entet kombëtare po ashtu edhe ato rajonale. Në këtë drejtim edhe cmimet u kufizuan dhe tashmë  disa prej tyre si psh ato të kritikës, gazetarisë, koreografisë, fotografisë etj.nuk do të jepen. Cmimet do të ndahen vetëm për balerinët vendas.

Në drejtim të kësaj mbrëmjeje ishte Stefania Benincaso. Edhe këtë vit çmimet mbanin firmën e artistit sirian Ahmad.

Në drejtim të kësaj mbrëmjeje ishte Stefania Benincaso. Edhe këtë vit cmimet mbanin firmën e artistit sirian Ahmad. Kumbari i kësaj mbrëmjeje ishte maestro Raffaele Paganini, një ndër emrat më të mëdhenj të baletit italian. Cmimi i meritës shkoi për Virna Toppi, balerinë e parë e Teatrit të Skalës, së fundmi edhe një nga protagonistet e galasë televizive të ideuar dhe drejtuar nga Roberto Bolle, si dhe Christian Fagetti  balerini i del Teatro della Scala.

Cmimi për merita ju dha edhe koreografit Massimo Moricone dhe muzikantit Nello Mallardo, si dhe ciftit të balerinëve ndërkombëtarë: Anbeta Toromani e Alessandro Macario.

Çmime për merita ju dhanë  balerinëve Gioacchino Starace  dhe  Mattia Semperboni nga  “Teatro alla Scala”; Annalina Nuzzo, Luisa Ieluzzi, Danilo Notaro, Tommaso Palladino nga Teatri i San Karlos; Në këtë edicion u nderuan me çmim edhe balerinët vëllezërit binjake  Amand dhe  Mirand Pulaj.

Në këtë mbrëmje interpretoi aktori Ernesto Lama dhe tenori Alessandro Scotto Di Luzio.  Në mbrëmjen e datës 6 shtator në skenë u ngjitën edhe muzikantët e grupit të njohur Matia Bazar.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...