Shënbergu dhe numri 13
Dihet se kompozitori Arnold Shënverg, një nga reformatorët e mëdhenj të muzikës së shek. XX kishte një frikë të madhe nga numri 13.
Numri 13 është konsideruar për shekuj si numër i pafat: në fenë kristjane kjo shpjegohej për shkak të Judës Iskarjot që tradhëtoi Jezusin. Kjo ka ndodhur edhe për shkak të jehonës që ka marrë ky numër nga veprat letrare e artistike.
Shënbergu ka vuajtur gjatë nga stresi që i shkaktonte ky numër dhe pati një fobi prej tij. Për këtë ai është quajtur triskajdekafob, ndërsa numri 12 ishte i përsosur (12 muaj, 12 orë, shenja e zodiakut) por pas tij vinte numri 13.
Megjithëse ai konsiderohet si kompozitori më me ndikim në shek XXI thonë se ai dilte nda rruga e tij për të shmangur numrin 13. Ai nuk pati fat as me operën e tij Moisiu dhe Aroni për shkak se shuma e shkronjave të titullit ishte pikërisht 13.
Në fund të jetës së tij, 76 vjeçari e kalonte ditët në shtrat, duke patur ankth për atë çka do të ndodhte. Gruaja e tij gertruda kujton: “Në 12 e treçerek pashë orën dhe i thashë vetes: një çerek ore dhe më e keqja klon. Atëherë doktori më thirri. Arnoldi pati një atak dhe ky ishte fundi i tij”.
Asnjëherë nuk do ta dimë me siguri nëse ka ndonjë të vërtetë në këtë – por tani për tani, ne thjesht mund të largohemi nga numrat 13,nga macet e zeza dhe pasqyrat e plasaritura …
Helena Asprou
sipas Classic FM