Andrea Bocelli, mrekullia e një historie

Të dielën e 22 shtatorit tenori i njohur italian Andrea Boçeli mbush 61 vjeç. Ai ka rregjistruar deri tani 13 albume në studio si në muzikëklasike po ashtu edhe në muzikën pop.  Ka edhe dy përmbledhje me këngët më të mira dhe 8 albume me vepra operash (La bohème, Il trovatore, Werther, Pagliacci, Cavalleria rusticana, Carmen, Tosca, Andrea Chénier, Roméo et Juliette, Manon Lescaut dhe Turandot). Të gjitha këto janë shitur në 75 milionë kopje në të gjithë botën.  Ai është një nga muzikantët më të njohur në botë dhe më të vlerësuarit ndër këngëtarët e muzikës klasike.

Andrea lindi në 22 shtator 1958 në komunën Lajatico të provincës së Pizës, Toskanë në Itali në një familje fermerësh. Erdhi në jetë me një formë të rëndë të glaukomës një sëmundje që sjell edhe atrofizimin e nervit optik, uljen e fushës së shikimit dhe humbjen progresive të shikimit. Kjo situatë ndodhi për shkak se nëna e tij refuzoi të bënte abort, siç edhe mjekët e këshilluan.

Në moshën 6 vjecare nisi të marrë mësime në piano ndërsa më vonë mësoi flautin, saksofonin, trombonin, trompën, harpën, kitarën dhe baterinë.

Ai e humbi shikimin plotësisht në moshën 12 vjeçare, kur mori një goditje në kokë gjatë një loje futbolli. Pavarësisht kësaj tragjedie, ku shumë do të ishin rrëzuar, në po atë vit në 1970 ai fitoi edhe konkursin e parë muzikor. Në konkursin “Margherita d’Oro” në  Viareggio, Andrea interpretoi „O sole mio”.

Në vitin 1980 përfundoi shkollën e mesme dhe nisi të studiojë juridikun në Universitetin e Pizës. pasi përfundoi studimet dhe u emërua “doktor në fushën e së drejtës” punoi disa kohë si avokat në një zyrë, ndërsa për të paguar taksat e zyrës, këndonte mbrëmjeve në lokale të ndryshme. Në një çast të caktuar u pikas nga Luciano Pavarotti, që i dha mundësinë të këndonte me të.

Në vitin 1992 ai mori mësime nga tenori Franco Corelli. Po atë vit bashkëpunoi me yllin italian të rrokut Zucchero. Bashkë ata rregjistruan një këngë të shkruar nga Zuchero “Miserere”.

 Në vitin 1992 ai u martua me Enrica Cenzatti, me të cilën ka dy djem. Martesa e tyre  përfundoi në vitin 2002.

 Në shkurtin e vitit 1994 Andrea Boçell mori pjesë në Festivalin e San Remos në kategorinë e të rinjve ku u paraqit me këngën „Il mare calmo della sera”.

Në këtë Festival ai mori edhe çmimin e parë në kategorinë e tij. Disa muaj më vonë doli edhe albumi i parë që mbante po këtë emër.

Në vitin 1995 mori pjesë përsëri në San Remo ku interpretoi “Con te partiró” Këtë këngë ai e përfshiu në albumin e ri “Bocelli” që doli po atë vit.

Në vitin 1996 tenori italian mori një ftesë nga sopranoja angleze Sarah Brightman, e cila më voni vazhdoi të këndojë me të. Këngës i ndryshuan titullin në “Time to say goodbye” dhe e rregjistruan bashkë me Orkestrën Simfonike të Londrës.

Në pranverën e vitit 1997 doli albumi me titull “Romanza” që pushtoi gjithë botën. Artisti hyri në klasifikimet botërore të botës dhe albumi u nderua me shumë çmime platini.

Ky është edhe albumi më shumë i shitur i një artisti italian në të gjitha kohërat. Albumi arriti në 16 milionë kopje  shitje.

Në 3 marsin e vitit 1997 ai shfaq bashkë me Sarah Brightman, në Hamburg ku mori edhe çmimin për këngën më të mirë të vitit dhe po atë vit mori pjesë në Festivalin Puccini në Torre del Lago të Italisë.

Në 14 shtator 1997 mori në Mynih çmimin ECHO Klassik për albumin më të shitur të vitit “„Viaggio Italiano”. Në 27 shtator ai këndoi për Papa Gjon Palin II.

Në vitin 1998 ai debutoi në opera me rolin e Rodolfos në “La Boheme” në Teatrin Komunal të Kaljarit.

Më 19 prill ai hyri edhe në tregu amerikan me një koncert të mbajtur në J.F.K. Center for the Performing Arts në Washington D.C.

Në vitin 1998 revista “People” e përfshiu atë në 50 njerëzit më të bukur në botë.

Në vitin 1999 ai u kandidua në çmimet “Grammy” për artistin më të mirë. Kjo ishte hera e parë që një artist në moshën e tij 38 vjeçare nga muzika klasike të kandidohej në këtë kategori.

Pasoi dueti me Celine Dion, për „The Prayer”, që ishte dhe kolona zanore e filmit vizatimor „The Quest for Camelot”.

Kënga fitoi edhe një Glob të Artë për këngën më te mirë dhe  u bë pjesë e albumit “Sogno” që doli në vitin 1999.

 Në vitin 2003 një pjesë nga plazhi i Jesolo në bregdetin e Adriatikut u quajt sipas tij, Andrea Bocelli.

Në vitin 2006 ai ndikoi në qytetin e tij të lindjes për të nisur një teatër në mjedis të hapur- “Teatri i qetësisë” hapet çdo vit dhe mbahet vetëm një natë. Sigurisht tenori nuk mungon!

Ai është dekoruar në vitin 2006 me Urdhërin e Nderit nga Presidenti i Republikës së Italisë me titullin e Oficerit Madhor.

Në vitin 2009 mori një titull të lartë edhe nga Republika Domenikane.

Për kontributet e tij në kulturë në arenën ndërkombëtare ky shtet i dha Urdhërin e  Nderit  Merit Duarte, Sanchez dhe Mella.

Prej  vitit  2010 një yll ndodhet në Bulevardin e Hollivudit për nder të tenorit italian dhe kontributin e tij në fushën e Teatrit.

Në marsin e vitit 2014 ai u martua me partneren e tij Veronica Berti, që është edhe menaxherja e tij. Ceremonia e martesës u mbajt ne Toskanë në ditën që vajza e çiftit mbushi 2 vjeç.

Në shtatorin e vitit 2017 tenori i shquar italian u shtrua në spital pas një goditjeje që mori në kokë si pasojë e rënies nga kali, që është edhe një nga pasionet e tij më të mëdha.

Në karrierën e tij numërohen shumë aktivitete bamirësie duke nisur nga pjesëmarrja në Koncertin Memorial në Ground Zero të Nju Jorkut, në nderim të viktimave të 11 shtatorit.

Në Festivalin e Muzikës së Azisë në 2004 ai këndoi në nder të viktimave të prekura nga cunami.

Në vitin 2010 po ashtu këndoi në edicionin 52 të çmimeve “Grammy”  në nder të viktimave të tërmetit në Haiti.

Nga viti 2011 ka themeluar Fondacionin me emrin e tij me anë të të cilit ai u vjen në ndihmë njerëzve në vështirësi në të gjithë botën, sidomos në fushën e arsimit dhe shëndetësisë.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...