Andrea Bocelli dhe Cecilia Bartoli sjellin “Pianissimo”

Andrea Bocelli sapo ka publikuar këngën me titull “Pianissimo”. Në këtë pjesë ai ka bashkëpunuar me mezzo-sopranon Cecilia Bartoli. Kënga është shkruar nga kompozitori Mauro Malavasi që punon me Andrean prej gati 30 vjetësh. Kënga është kompozuar në një stil minimalist dhe elegant, frymëzuar nga kompozitori avant-garde Erik Satie.

Klipi që shoqëron duetin “Pianissimo” i shfaq të dy artistët në vilën elegante Tenuta Corbinaia të  Toskanës, Itali. Regjizorët janë: Riccardo Guarnieri dhe Luca Scota. Klipi shfaq pamje të mrekullueshme të mjedisit rural italian, në fund të verës dhe kjo e bën të gjithë këtë atmosferë shumë emocionuese.

Në albumin me titull “Believe” të artistit Bocelli ndodhet edhe një pjesë e padëgjuar më parë ë regjizorit të ndjerë Ennio Morricone mik I vjetër dhe bashkëpunëtor i tij.

“Koncepti që qëndron pas këtij albumi mbështetet në tre fjalë kyce: besim, shpresë dhe filantropi”. Këto janë tre virtytet teologjike të krishtërimit dhe njëkohësisht- pavarësisht cdo besimi fetar- janë mënyra të jashtëzakonshme përmes të cilave I japim kuptim dhe plotësojmë jetët e secilit prej nesh”, ka thënë Boçeli.

 

Tracklist “Believe” – Andrea Bocelli”:

  1. You’ll Never Walk Alone
  2. Fratello Sole Sorella Luna (Dolce È Sentire)
  3. Hallelujah
  4. Pianissimo Duet With Cecilia Bartoli
  5. Amazing Grace Duet With Alison Krauss
  6. Preghiera (Alla Mente Confusa)
  7. Gratia Plena (From The Movie “fatima”)
  8. Cantique De Jean Racine
  9. Inno Sussurato
  10. Oh, Madre Benedetta! (Adagio Di Albinoni)
  11. I Believe Duet With Cecilia Bartoli
  12. Ave Maria
  13. Angele Dei
  14. Agnus Dei
  15. Mui Grandes Noit E Dia
  16. Mira Il Tuo Popolo
  17. Amazing Grace (Solo Version)

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...