Zyrtare, albumi i ri i Andrea Boçelit po afron

Dy vjet pas daljes së këngës me titull “Yes”, kënga e fundit e pabotuar ende ku tenori Andrea Boçeli shfaqej në duet me djalin Matteo, një projekt i ri muzikor po afron.

Pas bashkëpunimeve të suksesshme të tenorit Boçeli me Dua Lipan dhe Ed Sheeranin albumi i ri do të dalë në 13 nëntor.

 

Tenori Italian është shprehur se ky do të jetë një album shpirtëror. Albumi mbant titullin “Believe” dhe vjen 21 vjet më pas “Aries së shenjtëruar” me orkestrën dhe korin e Santa Cecilias të drejtuar nga dirigjenti  Myung-Whun Chung.

′′ Believe ′′ do të sjellë për publikun edhe miq e të ftuar ndërkombëtare si dhe një vepër të padalë ende të mjeshtrit Morikone që u nda nga jeta në korrik.

Me Boçelin do të shfaqet edhe këngëtarja amerikane Alison Krauss, që është fituese e 27 çmimeve Grammy. Bashkë do të këndojnë në duet ′ Amazing Grace ′′. Ndërkohë  në bashkëpunim me tenorin e njohur do të shfaqet edhe mezzo-sopranoja Cecilia Bartoli, fituese e cmimit Grammy dhe që ka njohur deri tani 10 milionë kopje të shitura.

Bashkë artistët do të dëgjohen në këngët ′′ Pianissimo ′′ dhe ′′ I Believe “.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...