Balerina 11-vjeçare që thyeu kufijtë

Katër vite më parë, Misti Koplend (Misty Copeland) ishte afro-amerikania e parë që ngjitej në rolin e balerinës kryesore të kompanisë “American Ballet Theatre” në gjithë historinë 75 vjeçare të saj.

Tashmë është një vajzë 11 vjeçare që po ashtu ka thyer kufijtë dhe u shndërrua në yllin e Kompanisë New York City Ballet që interpreton në produksionin e famshëm të Balanchine “Arrëthyesi”.

Ky lajm fillimisht u bë i ditur nga “The New York Times”.

Një nga studentet e e shkollës amerikane të baletit Sharlotë Nebres (Charlotte Nebres), bëri histori në këtë kompani duke qenë e para Marie me ngjyrë.

Fjala është për heroinën e shfaqjes që ka lindur si personazh në vitin 1954.

Produksioni i përvitshëm përfshin në trupë  të rin që interpretojnë gjatë sezonit kryesor të festave.

P.sh një ndër ta është edhe Princi i personazhit kryesor,  Tanner Quirk, që është gjysmë-kinez apo Sophia Thomopoulos, që është edhe gjysmë-koreane e gjysmë-greke si dhe Kai Misra-Stone, që është gjysmë aziatiko jugor.

Sharlota  ishte vetëm 6 vjeç kur pa Copeland-in në rolin e balerinës kryesore afro-amerikane në American Ballet Theater.

Ajo sot kujton se u frymëzua ndërsa shihte Copeland të kërcente. “E pashë kur kërcente dhe ishte kaq e bukur dhe frymëzuese”, I ka thënë ajo gazetës “The New York Times”.  Kur pashë dikë në skenë që dukej si unë mendova. “Kjo është e mrekullueshme. Ajo po më përfaqësonte mua dhe të gjithë ata që janë si unë”.

Charlotte nëna e së cilës është nga Trinidadi ndërsa nga ana e babait janë nga Filipinet është kthyer në një dukuri me rolin e Maries.

Për nënën e Sharlotës, kjo përvojë e së bijës është më shumë kuptim edhe për të vetë sepse edhe ajo që e vogël kishte qenë balerinë.

Ajo e përshkruan të bijën si shumë të qetë dhe artiste duke thënë: “Ti nuk e di farë njerëzit shohin tek fëmija yt, por  me siguri shohin diçka në të”. Edhe pse Sharlota po i gëzohet këtij roli,  ajo po shijon gjithashtu atë që pëlqen më shumë: të kërcejë.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...