American Ballet Theatre rrit në detyrë 7 balerinë

Kjo pranverë pritej të ishte stina debutuese e shumëpritur në American Ballet Theatre (ABT). Kjo nënkuptonte edhe një tjetër mundësi për shumë solistë për të testuar veten në rolet kryesopre në Metropolitan Opera House.

Por ndërsa pandemia e koronavirusit i vuri këto debutime në pushim, kompania tregoi një ndershmëri të lartë ndaj balerinëve: Një mëngjes të 10 shtatorit në një lëvizje vërtetë prekëse ABT promovoi 6 nga solistët: Cassandra Trenary, Skylar Brandt, Calvin Royal III, Joo Won Ahn, Thomas Forster, Aran Bell—në balerinët principal. Ndërkohë balerini prej një kohe të gjatë pjestar i trupës Gabe Stone Shayer u ngjit në detyrën e solistit.

Ky njoftim të shtyn drejt një kohe të re të të balerinëve të rinj, të rritur si yje në vendlindje dhe shton diversitet në mesin e më të mirëve të ABT.

Kjo solli edhe daljen nga skena e yjeve veterane të baletit amerikan Stella Abrera dhe David Hallberg.

Tashmë me Abrerën drejtor të ri artistik  të “Kaatsbaan Cultural Park for Dance” ndërsa Hallberg-u aka marrë rolin e ri të drejtorit artistik të Baletit Australian. Kohët e fundit në një intervistë dhënë gazetës Nju Jork Taims ishte shprehur se shpresonte të kishte një shfaqeje lamtumire me ABT në pranverë. Solistët Alexandre Hammoudi   dhe  Arron Scott po ashtu njoftuan edhe ata tërheqjen nga skena këtë verë.

Ndërsa  Brandt, Trenary, Royal dhe Forster kanë disa vite si solistë Ahn dhe Bell u bënë solistë vitin e kaluar. Është e qartë se ata kanë një ngjitje të shpejtë. Por ky sezon i ri në Met ka për të qenë shumë I rëndësishëm për të gjithë. Sezoni do të ketë për ta premiera në role kryesore si Juliet, Romeo, Albrecht, Siegfried, Aurora, Giselle dhe Solor që janë edhe role kyçe në balet.

ABT ka bërë edhe një seri videosh në Youtube nën titullin:  Debut Deferred.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...