Pas karrierës ndërkombëtare balerini shqiptar Eris Nezha drejt filmit

Revista e njohur e baletit “Pointe” i ka dhënë këto ditë një vend të posaçëm balerinit shqiptar Eris Nezha.

Në artikullin e botuar në datën 3 qershor 2020 revista “Pointe” paraqet intervistën e kryer me Eris Nezhën rreth jetës së tij në skenë dhe planeve të së ardhmes.

Ndiqeni në vijim artikullin në fjalë:

Eris Nezha ka qenë balerini kryesor në “Los Anxheles Ballet” që në vitin 2018, por ky është vetëm një nga aspektet e karrierës së tij të gjatë ndërkombëtare. Ai ka nisur të marrë mësimet e para në  Shkollën Kombëtare të Baletit në Tiranë, duke vijuar më pas Shkollën e Baletit të Teatrit të Skalës . Përveç se ka kërcyer si balerin kryesor në “La Skala Ballet” dhe në “Boston Ballet”, ai ka udhëtuar në botë edhe si artist i ftuar. Duke përmendur vetëm disa nga skenat ku ka interpretuar përmendim: Baletin Shtetëror të Berlinit, Baleti Kombëtar të Zagrebit, Teatrin e Operës së Baletit të Tiranës.

Ishte vendosur që Nezha të tërhiqej nga skena në fund të këtij sezoni me baletin “Bukuroshja e fjetur” që u shty deri në verën e vitit 2021. Shfaqja e tij e fundit ishte planifikuar të mbahej në muajin shkurt ku ai do të kishte partnere  bashkëshorten e tij Petra Conti në baletin “Agon” të George Balanchine.

Pointe bisedoi me Nezhën rreth jetës së tij në skenë dhe planet mjaft entuziaste për të ardhmen.

 Si ndjeheni lidhur me anulimin e shfaqjes suaj të fundit për shkak të COVID-19?

Në këto kohë të trishta, përparësitë janë të ndryshme – suksesi personal nevojitet të lihet mënjanë. Është padyshim më e rëndësishme të jesh I shëndetshëm, I sigurtë dhe I lidhur me familjarët. Në këtë jemi të gjithë bashkë dhe nëse pjesa ime është të qëndroj në shtëpi dhe të mos luaj shfaqjen e fundit, jam i lumtur ta bëj këtë. Jam shumë mirënjohës dhe i lumtur me të gjitha cfarë kam arritur.

Cila ka qenë roli më sfidues për ju gjatë karrierës?

Roli më sfidues ka qenë ndoshta debutimi në vitin 2005 në rolin kryesor të Des Grieux në veprën e Sir Kenneth MacMillan me titull “Manon”. Ai ishte jo vetëm roli im kryesor në baletin me tri akte por roli kërkonte teknikë të pabesueshme, parneritet dhe aftësi artistike. Pra premierës e shihja në sytë e regjizorit dhe të mësuesve gëzimin, krenarinë dhe shqetësimin  në të njëjtën kohë – ata po mbështeteshin tek unë dhe po më besonin dicka shumë të rëndësishme.

Si ka qenë të ndash skenën me bashkëshorten, Petra Kontin ?

E kam takuar Petrën në Itali- ishim të dy solistë të ftuar për baletin “Hirushja” dhe ajo ishte vetëm 17 vjec. Unë isha partneri i saj në baletin e parë për të me tri akte. U ritakuam disa vite më vonë dhe kërcyem “Zhizelin” me “La skalën”. Punuam shumë vërtetë për debutimin tonë dhe kritika ishte entuziaste për freskinë tonë në skenë. Të gjithë nisën të thoshin se kishte një lidhje të pabesueshme mes nes…besoj se ne ishim të fundit që e kuptuam këtë.

Të ndaja jetën në skenë dhe jashtë saj me Petrën ka qenë fati im më i madh. Baleti nuk është vetëm puna jonë, baleti na bëri këta që jemi sot dhe na lidh në shumë nivele. Cfarë më frikëson më shumë pas tërheqjes nga skena është se nuk do të jem cdo ditë në studio me të. Ne kështu kemi ekzisuar për shumë vite- kjo ka qenë fuqia jonë sekrete.

Si ka ndryshuar baletin jetën tuaj?

Baleti ka qenë gjithmonë pjesë e jetës sime. Të mos bëja balet do të më kishte ndryshuar padyshim jetën. Jam edhe i gëzuar por edhe i frikësuar prej kësaj.

Cfarë këshillash do t’u kishit dhënë balerinëve të rinj, sidomos djemve që kërkojnë një karrierë të gjatë dhe të suksesshme?

Suksesi nuk është një vijë e drejtë. Një artist do të dëgjojë shumë “jo” dhe shpesh do të ndjehet i vetmuar. Në përvojën time, mosdorëzimi dhe besimi tek vetja dhe tek cilësitë e mia ka qënë thelbësor. Do të shtoja për një balerin mashkull është e rëndësishme të mësojë teknikat e partneritetit sa më herët. Nuk është e lehtë, por në shumicën e rasteve një partner i mirë ka shumë më tepër mundesi dhe ka për të qenë i aftë të përparojë më shpejt në karrierën e balerinit.

Cilat janë planet tuaja pas-tërheqjes nga skena?

Aktualisht jam producent për edicionin e dytë të Petra Conti Shoë, një përzierje origjinale e arteve të interpretimit në bashkëpunim me Dream Orchestra. Shfaqja u shty për shkak të pandemisë por po më shijon procesi krijues dhe të pasurit më shumë kohë për një ngajrje kaq të madhe do të thotë të eksplorosh, hulumtosh dhe të përgatitesh më mirë.

Petra dhe unë kemi krijuar “Z Ballet Masters Project” për të trajnuar dhe mentoruar brezin e ri të balerinëve (Z është për “Brezi Z”). Për momentin nuk kemi një lokacion fiks, por japim masterklase dhe mësime private në Los Anxheles Konti. Planet tona më të mëdha përfshijnë hapjen e një ose më shumë vendondodhjeve të tilla.

Po ashtu jam shumë i interesuar për industrinë e filmit. Aktualisht jam i angazhuar si asistent producent për filmin “Midnight in Sëitchgrass”, që do të vazhdojë sapo të përfundojë kriza shëndetësore. Të prodhoj filma është ëndërra ime e madhe.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...