Një praktikë e vlefshme për tu ndjekur.

Një praktikë pak e ndjekur në vendin tonë, edhe për arsye sepse niveli i kontaktit të njerëzve me muzikën është i pakët, do të ishte shijimi i një mbrëmjeje me pjesë të zgjedhura nga You Tube. Me shumë lehtësi, përmes një kablli smart mund të lidhim Lap-topin me televizorin dhe të ndjekim pjesë të shkurtëra por edhe më të gjata të cilat do të zgjonin interes, do të jepnin imformacion, do të injektonin shije të mira si dhe do të na falnin çaste të bukura dhe të paharrueshme. Kjo do të konsiderohej ehde më frutdhënëse nëqoftë se do ta krajasonim këtë përndijim me bezdinë që na japin bisedat në studio, apo lajmet e kronikës së zezë, me të cilat TV. ynë është gjithmonë i ngopur.

Me këtë rast do t’ju sugjeronim një listë me pjesë interesante, edukative dhe plot shije e ndijime pozitive:

Si për fillim mund të shijoni: https://www.youtube.com/watch?v=6Dakd7EIgBE

E më pas diçka më të qetë të mendueshme por të mrekullueshme:  Sonata e hënës Beethoven https://www.youtube.com/watch?v=6Dakd7EIgBE

Nëse doni të prekni pasionin e shpirtit të madh rus të Rahmaninovit ndiqni: Rahmaninov Koncert për piano Nr 1: https://www.youtube.com/watch?v=y6EX3t2Mdnw

Ja dhe diçka e shkurtër por tepër interesante dhe pothuajse gjeniale: https://www.youtube.com/watch?v=hvECZ_ZXGqs

Dhe diçka hyjnore e luajtur mrekullisht: Lang Lang Campanela List https://www.youtube.com/watch?v=cIxGUAnj46U

Një nga më të talentuarat e shekullit, improvizon mbi veprën e një prej më të talentuarve të kohërave.  Yuja Wang Mozart Marshi Turk: https://www.youtube.com/watch?v=NJdzGLK3gfc

Në këtë stinë mund të imagjinoni më mirë – Vivaldi Koncert 4 stinët – Vera: https://www.youtube.com/watch?v=g65oWFMSoK0

E nëse dëshërobni ta ndiqni këtë vepër të trajtuar në mënyrë klasike me një trajtim tjetër bashkohor mund ta dëgjoni në versionin e Nigel Kennedy-t: https://www.youtube.com/watch?v=4iJ40CeY7y4

Gjithashtu nëse kërkoni diçka më spirituale e me shumë fantazi, por gjithnjë mahnitëse ndiqni: Camille Saint Saëns: Introduction and Rondo Capriccioso : https://www.youtube.com/watch?v=Scf3_BTL3WQ

Shkëputuni pak nga muzika e madhërishme klasike dhe kridhuni në krahët e lehtë të një prej zërave më të mëdhenj të këngës së lehtë: Ani Lorak Любовь настала: https://www.youtube.com/watch?v=kaktcEsQ3k8

Vazhdoni mbrëmjen tuaj menjë nga veprat që përbën një nga dyert e brendëshme të muzikës romantike. Schubert serenata: https://www.youtube.com/watch?v=ZpA0l2WB86E

Ndërkohë mund të kërkoni në internet mbi autorët apo interpretuesit e këtyre mrekullive për të mësuar më shumë dhe për të rezervuar ato në memorien tuaj si pjesë intehrale e kulturës suaj muzikore.

Ja dhe një vepër shumë interesante nga të gjitha këndvështrimet: Korsakov Brumbulli: https://www.youtube.com/watch?v=-yZPrrboTkY

Nëse dëshëroni një vepër të plotë simfonike sa magjike aq dhe të madhërishme mund të dëgjoni Rimsky-Korsakov: Scheherazade: https://www.youtube.com/watch?v=SQNymNaTr-Y

Për të dashuruarit ndaj pejsazhit dhe ndjenjave të holla e të shumëngjyrëshme të natyrës mund të dëgjoni: Grig Suita Per Gynt Nr 1: https://www.youtube.com/watch?v=dyM2AnA96yE

Ja tani një nga sopranot më të mira në botë. Anna Netrebko: https://www.youtube.com/watch?v=p_kaOYC_Fww

Nëse dëshëroni të çuditeni nga orkestra, këngëtarja dhe nga publiku mund të ndiqni: https://www.youtube.com/watch?v=RpYQPTEmmVw

Ja dhe një soprano e famshme shqiptare. Ermonela Jaho në Operan Mbretërore të Londrës.: https://www.youtube.com/watch?v=CTT5FlTvz4A

Një trtajtim i veçantë dhe i mrekullueshëm nga një prej violinistëve më të njohur në botë i shkollës shqiptare. Konian Kadesha. Mozart koncert Sol mazhor: https://www.youtube.com/watch?v=G0G7llkTYQw

Ja dhe një vepër e epokës baroke e ekzekutuar mrekullisht. Monteverdi Zefiro torna: https://www.youtube.com/watch?v=UEzIDh4NAak

Ja dhe diçka mondane e ndjerë dhe melankonike. Bellini Casta Diva: https://www.youtube.com/watch?v=1FgjkXt2NpM

Ja dhe një nga veprat e famshme të fillimit të shekullit. Baleti “Shenjtërimi i pranverës” nga Igor Stravinskij: https://www.youtube.com/watch?v=oFjJ9KwawaQ

Ja dhe një prej trompetisteve më të njohura në botë: https://www.youtube.com/watch?v=B1eyZAedhY4

Para se të flini duhet të dëgjoni: Korsakov Bilbili. https://www.youtube.com/watch?v=VVRVka7glBk

 Nëse keni pyetje apo sugjerime na shkruani në Opusalb.com

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...