Endri Nini, drejtori Artistik i Festivalit të Muzikës së Dhomës në Rostok

Një Festival i Muzikës së Dhomës pritet  të zhvillohet nga Universiteti i Muzikës dhe i Teatrit në Rostok të Gjermanisë. Puna për këtë projekt të rëndësishëm nisi kohë më parë. Tashmë pas më shumë se dy vjetësh  jemi në prag të tij.

Festivali do të nisë më 19 tetor dhe do të vijojë deri më 22 tetor 2020.  Vepra e muzikës së dhomës e këtij kompozitori  do të shqyrtohet në tetë koncerte. 

Ky aktivitet po mbahet nën moton: “Gëzuar ditëlindjen z. Beethoven!”.

Më shumë rreth Festivalit mund të mesoni duke vizituar: https://www.hmt-rostock.de/en/events/kammermusikfest-2020/

Edicioni i këtij viti ka disa të veçanta:

E veçanta e parë e këtij festivali lidhet me 250-vjetorin e Beethovenit,  e dyta me faktin se po zhvillohet në këtë kohë të vështirë me një program te përshtatur kufizimeve.

E veçanta e tretë e  këtij edicioni lidhet edhe me emrin e drejtuesit artistik të këtij aktiviteti. Për sezonin e vitit 2020/21 Drejtori Artistik i Festivalit të Muzikës së Dhomës në Universitetin e Muzikës dhe Teatrit në Rostok është artisti shqiptar  Endri Nini. Ndërkohë koncertet e mëvonshme dhe masterklaset do të sjellin atë në Finlandë dhe në Shqipëri.

Për të mësuar më shumë mbi Endrin dhe aktivitetin e tij  mund të vizitoni faqen e tij të internetit: www. endrinini.com. Fotot e përdorura në këtë artikull janë realizuar nga: Zuzanna Specjal.

Nga viti 2014 artisti nga Tirana Endri Nini  ka ndërmarrë rregullisht programe dhe ka interpretuar në shfaqje me muzikantë, balerinë, aktorë dhe artistë të arteve pamore në Chamber Music Fest Rheinhesen, në seritë e koncerteve imPULS në Hanover apo dhe projektin Wunderkind në Shqipëri.

Endri është pedagog i apasionuar muzikës së dhomës dhe jep mësim në Universitetin e Muzikës dhe të Dramës në Rostok si dhe në Akademinë “Sibelius” në Helsinki.

Karriera e tij shtrihet në disa dimensione: Ai është pianist i njohur dhe lëvrues i muzikës së dhomës. Gjate viteve ai është nderuar  si pianist me disa çmime të larta në konkurse ndërkombëtare si: Konkursi Ndërkombëtar i Pianos „Ile de France”  në Paris, Cmimin “Trio di Trieste” në Trieste si dhe çmimin në konkursin ndërkombëtar “Kiejstut Bacewicz”  të Muzikës së Dhomës në Lodz.

Endri ka lindur në Shqipëri në vitin 1984. Studimet pianistike i kreu me  Anita Tartarin në Tiranë, me Sontraud Speidel në Karlsruhe, me Kevin Kenner në Londër dhe me Bernd Goetzke në Hanover.

Ai ka marrë mësime nga emra të rëndësishëm e me ndikim në drejtimin muzikor të tillë si:  Stephen Kovacevich, Aldo Ciccolini dhe  Andras Schiff.

Endri përfundoi studimet e Muzikës së Dhomës në Hanover me Markus Becker dhe Oliver Wille. Ai ka qenë përftues i bursave të Fondacioneve të ndryshme si: DAAD, Villa Musica, Alfred-Töpfer Stiftung dhe  Solti Foundation në Britaninë e Madhe. Si muzikant i dhomës ai ka interpretuar me muzikantë të nivelit të lartë si: Albrecht Mayer, Sabine Meyer, Daniel Rowland, Gustav Rivinius, Elsbeth Moser dhe  Wolfgang Güttler, ndërsa ka mbajtur një numër të lartë koncertesh solo dhe shfaqje me ansamble të muzikës së dhomës që e kanë dërguar  në sallat më të rëndësishme kudo nëpër Gjermani, Evropë dhe Kinë.

Nga viti 2012 deri në vitin 2018 Endri ka qenë anëtar themelues dhe pianisti i formacionit “Flex Ensemble”.  Me të ai fitoi disa nga çmimet më të rëndësishme në konkurse ndërkombëtare të muzikës së dhomës si dhe çmimin e parë në Konkursin Ndërkombëtar “Robert Schumann” të Muzikës së dhomës në Frankfurt.

Ai është fituesi i çmmit të parë edhe në Lugano në çmimet Muzikore Klasike Gianni Bergamo. Me “Ansamblin Flex” ai ka interpretuar në salla të tilla si: Concertgebouw Amsterdam, the Alte Oper Frankfurt, the Beijing Performing Arts Center and the Meistersingerhalle Nürnberg.

Sa i takon karrierës solistike Endri ka interpretuar me Orkestrën Filarmonike të Baden-Badenit, me Orkestrën Simfonike të Radio Televizionit Shqiptar, me Orkestrën e Dhomës së Karlsruhes, dhe me Orkestrën e Dhomës së Tiranës.

Rregjistrimet e tij përfshijnë dy albume me “Flex Ensemble “ dhe konkretisht: „The Arrival of Night” dhe  „Au Suivant!“ (për shtëpitë muzikore  Genuin dhe Avi) si dhe rregjistrime me radiot  e tilla : SWR, NDR, Radio Tirana, Radio 4 Amsterdam and Radio Semnoz in France.

Endri është pjesëmarrës i shumë Festivaleve si: Sommerliche Musiktage Hitzacker, Heidelberger Frühling, the Festspiele Mecklenburg-Vorpommen, Annecy Festival, Prussia Cove, International Music Festival Goslar, the Pristina International Music Festival, Allegretto Albania dhe  Podium Festival Esslingen.

Endri po ashtu njihet edhe si kurator i shumë koncerteve  të formateve shumëdisiplinore si një ndër mënyrat më të mira e të bashkuarit të audiencave të ndryshme dhe të muzikës.

 

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...