Zgjaten festimet e përvjetorit të ditëlindjes së Beethovenit

Festimet për përvjetorin e 250-të të lindjes së kompozitorit të shquar Beethoven do të vazhdojnë deri në shtatorin e vitit që vjen. Kjo është arritur në një takim të së premtes të bordiT mbikqyrës Beethoven Jubiläums GmbH në Bonn.

Organizatori tha se “është krijuar një program efektiv i gjerë dhe fleksibël” e megjithatë ky program u ndikua nga kriza e virusit. “Si një shenjë e pastër vlerësimi për Beethovenin dhe për rëndësinë e kulturës në përgjithësi sot këmi vendosur unanimisht të shtrijmë jubileun. Është në interesin tonë më të lartë që sa më shumë projekte të planifikuara të mbahen. Mbi të gjitha do të desha t’u ofronim të gjithë atyre që janë të përfshirë në programin e përvjetorit, mundësinë të paraqesin programin e tyre që ju ka marrë shumë krijimtari, kohë dhe përpjekje”, shpjegon   Dr. Günter Winands,  kryetar i Qeverisë Federale, Komisioner për Kulturën dhe Median si dhe Kryetari i Bordit Mbikqyrës të Beethoven Jubiläums GmbH.

Përditësimet për planifikimet e programuara mund të ndiqen në faqen qëndrore event-calendar.

Në këtë mënyrë  data 17 dhjetor 2020 që shënon edhe 250 vjetorin e kompozitorit të shquar nuk do të jetë data përfundimtare e këtij kalendari, por do të jetë pika më e lartë e festimeve të kompozitorit të lindur në Bon.

Aktualisht festimet e Jubileut do të vazhdojnë me festimin e kësaj dite dhe me West-Eastern Divan Orchestra drejtuar nga i shquari Daniel Barenboim

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...