Shkup, violisti shqiptar refuzon “mbështetjen” e Ministrisë së Kulturës

Në konkursin e fundit në qytetin e Shkupit për përkrahjen e ngjarjeve kulturore, thuajse nuk është përkrahur asnjë projekt shqiptar që ka karakter të muzikës klasike. Edhe projekti i organizatës “Muza” për edicionin e vitit 2020 të festivalit “Skupi Kamerfest” është vlerësuar me një shumë thuajse të papërfillshme (prej 120 mijë denarësh) për nevojat e realizimit të tij. Për këtë ka reaguar edhe drejtuesi i këtij projekti  violisti i njohur Blerim Grubi.

 “Njoftoj opinionin e gjerë se unë Blerim Grubi violist nga Shkupi me keqardhje të madhe vendosa ta refuzoj vendimin e Ministrisë së Kulturës për dhënien e fondeve për projektin nga OJQ Muza ‘Skupi Kamerfest’ në shumë prej 1954 euro. Pasi që në dy konkurset e mëparshme për vitet 2018 dhe 2019 ky projekt nuk ishte përkrahur fare nga dy ministrat shqiptar të Ministrisë së Kulturës të Republikës së Maqedonisë së Veriut, kurse kësaj radhe kjo përkrahje erdhi por me një shume qesharake prej 120 mijë denarë, kam vendosur të mos e nënshkruaj kontratën me Ministrin zotëri Hysni Ismaili. Këtë përkrahje e ndiej si një denigrim i personalitetit tim dhe të bashkëpunëtores sime shumëvjeçare zonjës Sihana Badivuku me të cilën kemi pasur në plan të realizojmë festival të muzikës klasike në Shkup. Kështu, ishin planifikuar 8 koncerte me artistë të muzikës klasike, emra të njohur botëror dhe shqiptar si dhe seminare-master klasë për nxënës dhe student të artit muzikor. Nga rezultati i konkursit që kemi lexuar në faqen e Ministrisë, jemi te indinjuar dhe të fyer për mos vlerësimin e projektit tonë nga ana e komisionit vlerësues”-  kështu ka bërë të ditur qëndrimin e tij  violisti Blerim Grubi.

Lidhur me vlerësimin në fjalë edhe disa ditë më parë Grubi  ishte shprehur me indinjatë për këtë qëndrim.  Komisioni  i qytetit të Shkupit u ka dhënë mbështetje dhjetra projekteve maqedonase të muzikës klasike për vitin 2020.

“Më vjen mirë që dhjetra kolegë të mi maqedonas do të kenë mundësi të shprehin art të mirëfilltë dhe është koha që të gjithë ne posaçërisht përfaqësuesit tanë politikë të mendohemi nga jemi nisur me këtë trend”, shprehej Grubi në një reagim të datës 10 shkurt.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...