Bota përkujton ditëlindjen e kompozitorit rumun Xhorxhe Enesku

Si sot 138 vite më parë lindi kompozitori Xhorxhe Enesku. Ai ishte një fëmijë gjeni, kompozimi i tij i parë u krye në moshën 5 vjecare. Enesku ishte violonist, kompozitor i talentuar dhe një dirigjent i njohur.

Në 22 tetor 2002 presigjozja britanike “The Guardian” botoi një artikull kushtua rkëtij emri të madh të muzikës. Artikulli që kishte për autor Dominic Saunders titullohej: Moxarti që kemi humbur”.

 

Enesku u lind në 19 gusht 1881 në fshatin Liveni-Vërnav në rajonin e Botoshanit, në familjen e ciftit Kostake dhe  Maria Enesku. Ai ishte fëmija i tetë i tyre dhe i pari që nuk ndërroi jetë në fëmijëri. Nisi të luante në violinë në moshën 4 vjecare dhe në moshën 5 vjecare debutoi në skenë dhe nisi studimet për kompozicion nën drejtimin e Eduard Caudella.

“Isha, nëse më kujtohet mirë një fëmijë punëtor dhe shumë i ndërgjegjshëm. Në moshën 4 vjecare dija të lexoja, të shkruaja, të bëj mbledhje dhe zbritje. Nuk ishte merita ime, sepse më pëlqente të lexoja dhe pothuajse nuk honepsja anjë nga lojrat, sidomos ato të dhunshmet, më dukeshin pa dobi, dhe më jepnin ndjesinë sikur humbja kohën. I ikja zhurmës dhe vulgaritetit, ndërsa më së shumti ndjeja një lloj frike të lindur nga jeta. Fëmijë i cuditshëm, apo jo?”,- kujton maestroja.

Lidhur me aktivitetin e tij muzikor ai thoshte: “ Në botën e muzikës unë jam pesë në një: kompozitor, dirigjent, violinist, pianist dhe profesor. Më shumë vlerësoj dhuntinë e të kompozuarit muzikës dhe asnjë i vdekshëm nuk mund të ketë lumturi më të madhe”…

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...